Lufta e Erdoganit kundër Gylenit mbërrin në Ballkan. Në Bosnje-Hercegovinë ka shkolla private të afërta me lëvizjen Gylen. Ankaraja ka bërë thirrje për mbylljen e tyre.
Fushata e Erdogait kundërt lëvizjes Gylen para tentativës për puҁ në Turqi nuk përbënte temë në Bosnje-Hercegvinë. Megjithatë qëkurse kundërshtarët e Fetullah Gylenit dhe lëvizjes së tij Hizmet e bëjnë atë përgjegjës për puҁin, mediet informojnë më intensivisht kryesisht për 15 institucionet arsimore Bosna Sema. Ndër to bëjnë pjesë kopshte fëmijësh, shkolla fillore, gjimnaze dhe universitete. Të gjitha këto mendohet, se ndodhen nën kontrollin e predikuesit turk në emigracion.
Këto institucione kanë aktivitet legal dhe në përputhje me ligjet e vendit në Bosnje-Hercegovinë. Megjithatë ato paraqiten si të rrezikshme. “Nisur nga faktet, që unë njoh, lëvizja Gylen duket si komplotiste, pra jo legjitime dhe jo transparente. Në organizata të tilla unë nuk kam besim“, thotë p.sh. studiuesi i fesë islame në Sarajevë Esad Durakoviҁ. Edhe eksperti i fesë islame i televizionit Al-Jazeera Osman Softiҁ është i bindur, se “Perëndimi do t’u imponojë vendeve të tjera interpretimin e Gylenit për islamin për interesat e veta.“ Njëkohësisht vjen një mesazh i qartë nga Turqia: Ankaraja pret një “aksion të vendosur” kundër shkollave Sema në Bosnje. Këtë e tha në një intervistë ambasadori turk pak pas tentativës për puҁ.
Prej shumë kohësh Bosnje-Hercegovina krijon kufirin mes Lindjes e Perëndimit dhe në rrjedhën e historisë ka qenë fillimisht me shekuj nën Perandorinë Osmane e më vonë edhe pjesë e monarkisë së dyfishtë të Habsburgëve. Gjatë kësaj periudhe në këtë vend është zhvilluar një formë e moderuar, tolerante dhe kozmpolite e Islamit.
Që nga lufta e Jugosllavisë në vitet 1990 Bosnje-Hercegvina është shndërruar në një vend ku përplasen sekte dhe rryma të ndryshme myslimane. Ndër to bëjnë pjesë salafistët dhe vahabitët. përkrahës të lëvizjes Gylen si dhe organizata të ndryshme shiite. Tani shtrohet pyetja, se si do të pozicionhet shumica e myslimanëve në Bosnje-Hercegovinë në sfondin e grindjes mes Erdoganit dhe Gylenit, thotë studieusi i fesë islame Durakoviҁ. Ai druan, se kjo mund të ҁojë në knflikt mes mysimanëve në vend.
“Përkrahësist e huaj të rrymave të ndryshme myslimane mund “të mësojnë prej islamit boshnjak se si mundtë jesh mysliman dhe njëkohësisht europian, tolerant dhe transparent”, thitë Durakoviҁ. Myslimanët në bosnje-Hercegovinë nk kanë nevojë për influencë islamiste nga jashtë. Ndj eksperti tërheq vëmendjen lidhur me lëvizjen Gylen. Ai druan, se mund të lindin konflikte mes myslimanëve.
Të zhgënjyer prej Perëndimit
Sidoëoftë jo vetëm influencat religjoze luajnë rol në mënyrën se si pozicionohen myslimanët në Bosnje. Edhe interesi ose mosinteresimi i Perëndimit përcakton drejtimin. Vitet e fundit nuk ka pasur një politikë të qartë të Perëndimit. Kjo ka forcuar sovranitetin dhe integritetin e Bosnje-Hercegovinës. Për këtë arsye një pjesë e madhe e elitës politike boshnjake është e orientuar tek Erdogani. Presidenti turk e tregon gjithnjë e më shumë interes për Bosnje-Hercegovinën dhe thekson vazhdimisht historinë osmane. Vëmendja e tij mirëpritet në Bosnje. “Lidhur me institucionet arsimore si dhe përsona të veҁantë në Bosnje-Hercegovinë, që kanë të bëjnë me Fethullah Gylenin, prej kohësh ne na është dhënë udhëzimi për rrezikun që mund të vijë prej tyre”, tha së fundi Izetbegoviҁ, i cili është kryetari boshnjak i presidencës së shtetit dhe drejtusi politik i partisë më të madhe boshnjake (SDA).
Kritikë ndaj shkollave Sema
Shkollat Sema edhe përpara disa herë janë kritikuar në Bosnje për karakterin e tyre të internatit, një sistem i pazakontë në këtë vend të vogël të Ballkanit. Në media janë kritikuar edhe rregullat e rrepta, që duhet të ndjekin nxënësit, dhe siҁ hamendësohet shumë, kultit të Gylenit që ndjekin ato.
Nuk kam dijeni për kultin e individit dhe rregullat e rrepta thotë Borka Rudiҁ, gazetare dhe nënë e një nxënësje në shkollën ndërkombëtare Bosna Sema në Sarajevë. Ajo vëren se përkundrazi është shumë e kënaqur, me planin mësimor dhe për faktin, që vajza e saj po merr një arsim të mirë. “Unë mendoj, që këto sholla meritojnë respekt dhe se ato mund të jenë një shembull për të tjera institucione arsimore”, thotë Rudiҁ. Fakti, që këto shkolla kanë një sfond turk, për të nuk ka rëndësi. Lidhur me kritikat ajo thotë, se “askush prej atyre që flet flet negativisht në publik për këto institucione arsimore, nuk paraqet argumentat dhe faktet konkrete.” Atë e kanë kërcënuar madje dhe e kanë cilësuar si lobiiiste të Fethullah Gylenit, thotë gazetarja.
Institucionet arsimore Bosna Sema lidhur me akuzat, se ka një kontekst të përbashkët mes tentativës për puҁ në Turqi dhe aktivitetit të tyre, kanë deklaruar publikisht, se e “dënojnë përpjekjen jo demokratike dhe terroriste të një pjesë të ushtrisë turke për rrëzimin e qeverisë legale dhe legjitime në Ankara.”
Historia Turqizimit te Ballkanit, qe para pak kohesh shifej si Imagjinat ose Trillime, sot vertetohet qartazi se eshte nje Realitet, si ne Bosnje, FYROM, Kosov por edhe Shqiperi.
Tani nuk behet me fjale per Tuqizim, por te kujte, te Gulenit apo te Erdoganit. Historianet dhe Politikanet tane me Xhufke, si Pellumbat, Spahinjt Koqe-Zinjt, qe u vertetuan me Fakte qe jane Mercenar te Gjulenit…. Jo vetem mbyllnin syte, por C’orientonin Publikun Shqipetar, me trillime mbi Rezikun e Shqiperise nga Greqia dhe Janullatosi…
Hapni Syte o “Qorra” nuk i ka ardhur asnjehere e keqia Shqiperise nga Greqia e Krishter dhe Europiane, por nga Anadolli dhe Islami.
Ju te temes, nuk e skanoni fare me sy materialin. U qerrova, u turbullova dhe u shastisa fare duke u munduar ta lexoj. Mos tallni loqet me njerezit. Edhe blogu me funderrine e ka nje sens korrektimi. Sholla-shkolla, internati, gopi s’emes, se cfare thoni, ju apo ai qe jua ka derguar. E imagjinoj do kete qene duke e shkruar me telefon dhe duke i dhene makines ne Qafe-Krrabe, njekohesisht.