Ish- kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së djeshme të mbajtur në foltoren e Parlamentit akuzoi qeverinë se kjo e fundit nuk ka programuar asnjë aktivitet në kuadër të shenjtërimit të Nënë Terezës.
Mirëpo Berisha është nxituar në deklaratën e tij, kjo pasi Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë kanë planifikuar axhendën një sërë aktivitetesh në kuadër të kësaj ngjarjeje të rëndësishme për shqiptarët.
Kështu në nderim të figurës së Nënë Terezës dhe në kuadër të shenjtërimit të saj, nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar, do çelet në ambientet e Biblotekës Kombëtare një ekspozitë ku do ekspozohen mes të tjerash edhe disa nga objektet personale të Nënë Terezës, si kryqi, rruzarja dhe shalli i saj. Kjo ekspozitë do qëndrojë e hapur nga data 3 deri në 10 shtator.
Nuk mbaron këtu, pasi nën moton “Një javë në nderim të Shënjtores” Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh të përbashkëta.
Kështu, kryebashkiaku Veliaj do të zhvillojë një vizitë në shtëpine e Motrave të “Nënë Terezës” . Në këtë takim Veliaj do të nderoj misionin e Nënë Terezës në Tiranë me titullin “Nënë Terëza Simbol i Qytetit të Tiranës”. Një tjetër akt do jetë rivendosja e Pllakës Përkujtimore në ish banesën e familjes ( nënës dhe motër ) së Nënë Terezës në Tiranë.
Ndërkohë qyteti i Tiranës do të dekorohet në prag të kanonizimit të Nënë Terezës me Flamuj Kombëtar, me flamuj të Bashkisë së Tiranës dhe me simbolin bardh e blu të misionit të Nënë Terezës.
Në një ceremoni me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve dhe qytetarëve të Tiranës do kryhet edhe përurimi i pllakës përkujtimore te Sheshi “Nënë Tereza”. Po ashtu do mbahet Koncert në nderim të Nënë Terezës nga orkestra e TKOB.
Këto dhe disa aktivitete të tjera që pritet të mbahen në kuadër të shenjtërimit të Nënë Terezës kanë nxjerrë bllof deklaratat e djeshme të Sali Berishës.
po celsin e Tiranes do ja jepni nene Terezes ?
Dihet se Saliu eshte nje handikapat,dhe nuk di se çfare flet.