Policia italiane ka arrestuar dhjetë persona në Torino, të cilët i përkisnin një bande shqiptarësh që merrej me shfrytëzimin e prostitucionit dhe kultivimin e lëndëve narkotike.
Rrjeti vepronte kryesisht në Italinë veriore dhe fitimet nga prostitucioni investoheshin në disa plantacione kanabisi të fshehura mes pyjeve në Corio, Mortara dhe Abbiategrasso. Këto plantacione ishin të fshehura dhe për t’i zbuluar, policisë i është dashur të përdorë një dron spiun, i cili ka arritur të filmojë gjithçka nga ajri.
Ndërsa sa i takon shfrytëzimit të femrave për prostitucion, anëtarët e bandës kishin instaluar një aplikacion në smartfonët e tyre, i cili kontrollonte lëvizjet e prostitutave.
Sa milion Shqipetar shfrytezojne Prostituzionin dhe Narkotikat, dhe kush kKa ngelur pa e provuar kete Semundje Kapitalisti.
cfare injorantesh ,aplikacionet jane ,dhe te themi tre per te pare vendodhjen ,thjesht duhet te nderthurin te dhenat me telefonat e njeri tjetrit gje qe eshte shume e lehte