Si e komentojnë mediat e huaja, humbjen e Shqipërisë përballë Spanjës

10 Tetor 2016, 09:31Sport TEMA

Mediat më të mëdha sportive në botë kanë komentuar përballjen mes Shqipërisë dhe Spanjë në “Loro Boriçi” si një nga lajmet e ditës.gfdgdgd

Gazzetta dello Sport: “Spanja krah për krah me ne”

Muri i De Biazit zgjat 55 minuta. Shqipëria reziston, por një gabimi i Berishës i dha mundësinë sulmuesit t Çelsit të shënonte.

Corriere della Sport: “Spanja në krye”

“La Roja” shpërthen në pjesën e dytë. Fitore e lehtë për Spanjën në Shqipëri, duke u ngjitur në krye të grupit.

L’Equipe: “Spanja e qetë”

Pas barazimit me Italinë, Spanja fiton qetë në Shqipëri.

Mirror: “Golat e Nolitos dhe Kosta në pjesën e dytë i mjaftojnë Lopetegui”

Gjetën golin për të marrë tri pikë dhe për t’u ngjitur në krye.

BBC: “Kosta dhe Nolito i japin fitoren Spanjës”

Diego Kosta dhe Nolito mposhtin Shqipërinë.

ESPN: Spanja fiton ritmin e tiki-taka

“La Furia Roja” merr kryesimin e Grupit G pasi mposhtën Shqipërinë.

3 komente në “Si e komentojnë mediat e huaja, humbjen e Shqipërisë përballë Spanjës”

  1. vedeta says:

    LOJ per turp , ne kemi luajtur me gjermanin e bekembaurit qe ishin me te fuqishmit e planetit por kemi sulmuar kemi krijuar rastet tona dhe i bem dhe nje gol nga 40 metra me autor gjinalin,por ne ndeshjen e djeshme nuk e kuptoj ne vendin ton ne fushen ton na vun kufi na ben qe mos e kalonim me shum se 2 her mesin e fushes deri para gjeshtembedhjeçes , po si nuk ju vjen turp o njerez te maresh humbje ne kte menyr esht me shum se e turpshme , justifikoheni te ter se esht spanja e pastaj, spanjen e ka rraf dhe lituania ne spanj, ne nuk presim me fitu por te pakten te humbasim me dinjitet , me e turpshme mu duk humbja jon se ajo e litejnshteinit te pakten ata hengren gola po sulmuan ne fund te dy palet dolem me tre pik te humbura , po jau futi lepurin ne bark trajner ganiu lojtarve qe nje jav para duke i then ; ej kujdes ata luftojn me avjona dhe ne me gur; ateher nuk e kuptoj a nuk esht me mir se te na pushoj zemra nga frika tja lem ndeshjen forfe kundershtarit , kujt i sherben ky trajner me kte ndjenj inferioriteti skandaloz nuk e kuptoj ne vend qe ti ngrej ekipit mralin duke i kujtuar fitoret me ekipet e mdha , dhe ti sqaroj qe skema jon per sot esht kjo se keshtu e mendoj un, i ben lojtaret me zemer sa qe kur i afroheshin lojtaret spanjoll i dukej sikur i afrohej kuçedra , aq shum antimoral beri trajneri jon i kombetares sa dhe hysaj qe esht lojtar niveli humbi sigurin ,po kujt i sherben nje trajner inferior kte nuk e kuptoj me shum se do humbasim tre pik çfar do na gjej po ky trajner i ben aq inferior lojtaret e tij saqe dhe ate pak siguri qe kan e humbasin , pastaj a nuk i ka ardhur koha ekipit ton te ket ne organik nje trajner te vertet profesionel , nje trajner amator ne kto gjera dallon nga profesioneli lufta fitohet me luan jo me lepuj keshtu mendoj un dhe mos e justifikoni kte moral mizerabel te debiazit se ishte spanja, ata jan njerez si ne han banane dhe moll si ne dhe pin kokakola si ne , nuk e di çfar mendon federata por per mua ishte humbja me e turpshme qe ka ber ekipi SHQIPTAR qe kur esht krijuar, jemi rrahur me rezultat te thell por kemi luajtur nuk jemi strukur si lepuj ne nje cep te fushes duke pranuar humbjen me tmerr, shum turp ndrroni debiazin nuk esht trajner per kombetaren ton me kte antimoral humbem me portugalin me kte antimoral humbem me serbin se i drejtohej debiazi ekipit me fjalet kujdes jan te pa thyshem jan te fort ne jemi hiçi perpara ktyre dhe ekipi jon sa her ben ky amator trajner kte moral inferioriteti deri te turpshem ne hym me humbje ne fush , se humbjen lojtarve ja skalit para ndeshjes trajneri jon me inferioritet teper por teper te theksuar , duam huimbje me dinjitet kaq dhe zoti vet po zbriti ne tok te luaj kunder nesh duhet ti themi ktu ndal ky esht morali qe meriton kombetarja KUQ E ZI.

  2. like says:

    Spanja e qete nje mut! Nuk e pate se si i festuan golat? sikur te ishin golat e pare qe shenonin ne eliminatore. E qete ishte Shqiperia qe as e rruajti fare nga qarkullimi i topis Spanjoll. por ato qe ndodhen ndodhen. le te leme trajnerin te beje pun e vet e le ti drejtoje ai kritikat.

  3. adrenaline says:

    E mbajten topin per minuta e minuta e nuk bene ndonje gje , edhe dy golat ja u falem ne.
    Ekip i madh per rekord te mbajties se topit , ky nuk eshte futboll por loje me pasa.

    Shpresoje qe gjermanis ti vije ndonje trajner si henke i bajerit, dhe atehere te shikojne tika takat spanjollet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje