S'ka surpriza, Nishani do kthejë ligjin e mbetjeve

14 Tetor 2016, 10:27Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani do të kthejë sot në Kuvend ligjin për mbetjet të miratuar dy javë më parë me votat e maxhorancës.

Burime pranë Presidencës, bëjnë me dije se pas konsultimeve që kreu i shtetit pati me Aleancën kundër Importit të Plehrave dhe përfaqësues të Industrisë së Riciklimit, ka vendosur që të mos e dekretojë ligjin, por t’ia kthejë Kuvendit për rishqyrtim, shkruan Panorama.

Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i cili muajin e fundit ka qenë në qendër të debatit politik dhe mediatik, u miratua dy javë më parë me 63 vota të maxhorancës.

Dekreti i Presidentit Nishani, i cili pritet të kalojë të enjten e ardhshme në Parlament, kërkon 71 vota që të rrëzohet nga shumica për ta lënë në fuqi ligjin.

3 komente në “S’ka surpriza, Nishani do kthejë ligjin e mbetjeve”

  1. PLEHRAT PS+pd+LSI says:

    Ishalla e mbeshtet edhe Erjon Brace tani?????


    Nishani mire do beje po kete spo e ben se ka moral dhe per parim, kjo dihet.Po kthimi eshte nje fitore per Shqiperine dhe ata qe do ti versulen Nishanit me egersi Rilindase, ta harrojne per nje cast banditin e PD Nishani si i PD apo qe po e ben per inat te Rames, se kjo puna e plehrave nuk duhet te ngaterrohet me politiken.

  2. test says:

    Titull i goditur, jepni lajmin dhe mos jepni opinionin tuaj mbi te.
    Kur them jeni bere b.. lepires po filloj te dyshoj se e kam gabim. Ndoshta keni qene b… lepires.

    E di qe me shume mundesi nuk do ta publikoni komentin por te pakten do ta lexoni ju stafi i Meros dhe do njihni Meron tuaj me mire

  3. mere says:

    o me lale pse nuk i beni publike komentet, ca thote merja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje