Një turist francez ka ndërruar jetë këtë të shtunë në Vlorë, për shkak të një aksidenti që i kishte shkaktuar plagë të rënda.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se turisti 67-vjeçar me inicialet A.T ra nga një lartësi e madhe në vendin e njohur si Maja e Qorres, në Llogara.
Në momentin e rrëzimit, ai ishte së bashku me 8 shtetas të tjerë francezë, të cilët po vizitonin vendin tonë. Si pasojë e rënies, 67-vjeçari mori plagë të rënda në kokë.
Një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë shkoi drejt vendngjarjes për të marrë trupin, por nuk u ul dot për shkak të mjegullës.
Po te mos kishin fituar në euro 2O16.,dhe mund ta kishim sjell në jetë.
FATKEQËSI, sa më dhimbset.
Ngushëllime familjes.
Shumë prekem nga lajme të tilla, kur vijnë e na vizitojnë dhe përfundojnë pa jetë.
Taksiratit nuk i iket, sic thotë populli.