Tahiri letër tregtarëve të karburantit: Merrni masa shtesë sigurie, automatë elektronikë

21 Tetor 2016, 14:57Kronika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri u ka dërguar një letër të gjithë firmave të shitjes së karburantit me pakicë, ku u kërkon marrjen e masave shtesë në përputhje me ligjin.

Kjo kërkesë vjen pas disa ngjarjeve të fundit ku pika shitjeje të karburanteve kanë rënë pre e grabitjeve, duke u shkaktuar humbje të shumave të konsiderueshme financiare dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të firmave.

Megjithë punën e bërë dhe masat e marra për parandalimin, hetimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, një sërë rrethanash objektive, kanë shërbyer si nxitës për disa ngjarje kriminale, duke cënuar jo vetëm punën, por edhe jetën, shëndetin dhe sigurinë publike në tërësi”, shkruan ministri Tahiri në letër.

Në letrën e dërguar sot në mesditë, ministri Tahiri u kërkon administratorëve të subjekteve tregtare që shesin karburant me pakicë, të vënë në përdorim automatet elektronike për pagesën e furnizimit me karburant; vendosjen e kamerave me rezolucion të lartë dhe infra të kuqe, si dhe të lidhin çdo pikë karburanti me sinjal alarmi me sallën e komandimit.

Sipas ministrit, nisja e këtij procesi sa më parë shton dukshëm premisat për të parandaluar tërësisht ngjarjet kriminale në këtë sektor.

Ministri siguron se “MPB dhe Policia e Shtetit do të jenë një mbështetje e vazhdueshme në kuadër të rrugës së përbashkët për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt, ekonomi të shëndoshë dhe sundim të ligjit”.

Afati për zbatimin e këtyre masave është 6 muaj, duke nisur nga 1 nëntori 2016.

2 komente në “Tahiri letër tregtarëve të karburantit: Merrni masa shtesë sigurie, automatë elektronikë”

  1. olio @ stelio says:

    u kujtova per komiket e medh “te filmit komik boteror………….
    Diten e festimit te marrjes se pushtetit te quajtur rilindje,
    organizuat para tre vjetesh festen efitores ne teatrin te Hapur,te pa vene dore 26 vjet, e qe vetem per zgjedhje kujtoheni se ju duhet te mblidhni popullin e tju premtoni.ate nate te kodrat e liqenit pershendetet te gjithe dhe ju dhe kryeministri,e na tregoji si ai me corape tekuqe bashke me ju shkuat ne zyren e PS, trokitet per te qene anetare te PS dhe ju priti majko, por ai ju nxori jashte se nuk kishit veshje sipas etikes……….
    ju fituat PS, njeri minister e rdi kryeminister
    prisja ndryshimin dhe nga kontrolli i pare me fillimin e punes qeverise per hidrokarburet, do permisohej jo vetem cilesia,
    scilesia nxjerr bloze, po teshohesh urbanet e unazes dhe treguesit e ndotjes se institutit te shendetit publik por edhe sherbimi i pikave qe sot jane afer shkollave, brenda ish bllokut,ne trotuare ku smund te kaloje femija, shkollari se vjen mjeti per tu mbushur te ish ekspozita.afer stacionit te unazes
    a jane brenda maliqit qethoni ju,e si i ka bota keto pikafurnizimi se ne emisionin Opinoion te tv KLAN cdo vite flitet per jo sigurine, e ju flisni per ligj.
    hava, apo e rradhes…deri kur keto pika do jene bashohore te vendosura e jo si ato jane sot.

  2. al says:

    Mos ka fillu ky cari me punu per firmat e sigurise, nuk i del rroga si minister, dmth se ben dot punen e ministrit te rendit.
    OK Dahua or Hikvision, chinese super security cameras, vai Saimir, vai…ne Europe duke i ra nga Kina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje