Policia e Durrësit ka arrestuar një person pasi nën kërcënimin e armës ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24-vjeçare nga Bulqiza.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 18, ku 24-vjeçarja me iniciale M.XH ka denoncuar në polici se S.Gj nga Durrësi e ka kërcënuar me vrasje dhe më pas e ka çuar në një hotel në Durrës ku ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Policia ka arrestuar 25-vjeçarin ku do të gjykohet për veprën penale “Marëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.