Përdhunoi vajzën e tij 15-vjeçare, babai dënohet me 10 vjet burg

20 Tetor 2016, 11:54Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vite burg një baba që përdhunoi vajzën e vet 15-vjeçare.

Shtetasi F.G  u shpall fajtor për përdhunimin e vajzës 15-vjeçare.

Sipas dëshmive të vajzës, abuzimi nga babi ka ndodhur për rreth 10 muaj me radhë.

Ajo është përdhunuar sistematikisht nga ai.

Kodi penal parashikon që maksimumi i dënimit për marrëdhënie seksuale me persona në gjini është 7 vjet, por atij i janë bashkangjitur edhe 3 vite dënim për shkatërrim prone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje