"Kanabis", Saimir Tahiri propozon ashpërsimin e dënimeve

20 Tetor 2016, 11:25Kronika TEMA
"Kanabis", Saimir Tahiri propozon ashpërsimin e dënimeve

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka kërkuar ashpërsimin e dënimeve pë rata që kultivojnë kanabis.

“Mbajtja e paligjshme, tregtimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike të përshkallëzohet sipas përgjegjësisë së autorit, pra faji më i madh përgjegjësia më e madhe dhe sipas këtij parimi konsumi dhe mbajtja e sasive që konsiderohen për përdorim vetjak do vijojë të jetë jo vepër penale.

Ndërkohë shitja, prodhimi që konsiderohen mbi përdorim vetjak do dënohet nga 1 ­5 vjet. Kjo vepër kur kryhet në sasi të mëdha do dënohet nga 7-10 vjet.

Do i propozoj Qeverisë të sanksionohet diferencimi i sasisë për dënimin e atyre që kryejnë këtë vepër penale.

Besoj se kjo do sjellë një efekt të menjëhershëm.

Kjo do vlejë dhe për kultivimin e bimëve narkotike, një dispozitë e vecantë për mbajtjen e farave të kanabisit do dënohet nga 3 deri në 7 vjet. Ndërokohë kultivimi në sasi të vogla, deri në 1 vit.

Kultivimi në sasi që s’janë më të vogla do dënohet nga 1 deri ne 3 vjet Dhe kultivimi në sasi të mëdha nga 5 deri në 10 vjet. Do propozoj që në ligjin Antimafia të përcakohet hetim pasuror i menjëhershëm për të gjitha rastet e kultivimit të sasive të mëdha të kanabisit”, tha Tahiri.

Ministri nënvizoi gjithashtu se po synon që të godasë të gjithë ata që janë në linjën e financuesve dhe organizatorëve të kultivimit të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, Tahiri shtoi se policia po punon shumë edhe për ndalimin e trafikimit të lëndës narkotike të kultivuar.

“Te gjitha forcat speciale të policisë, të gjitha forcat e drejtorisë së kufirit do jenë 24 orë në 24 të angazhuara fizikisht dhe me të gjitha mjetet në partullimin intensiv të kufirit, të rrugëve që të cojnë në kufi dhe të luftës përmes informacioneve kriminale luftës kundër të gjithë atyre që organizojnë apo financojnë trafikun e drogës qoftë në rrugë tokësore qoftë në rrugë detare”.

 

5 komente në ““Kanabis”, Saimir Tahiri propozon ashpërsimin e dënimeve”

  1. EDVIN RAMA kunder Reformes Ligjore says:

    DMTH, sipas ministrit te Droges,kjo puna e droges ne Shqiperi do zgjidhet me denime me te ashpra. DMTH, Tahiri do denoje fshatarin dhe ata shume fshatare qe po nxjerrin buken e gojes por nuk na tha per masat ndaj avioneve apo nese Shteti vete eshte kultivusi i hashashit ne Shqiperi.

  2. wickedgame says:

    Bla bla o Saje ,kush te ka penguar deri tani per ta bere ate ligj ……..Saliu.Pse me energjine e kontrolloni situaten me fukarenjte.Nxirr ushtrine ne terren .Leri demagogjite .

  3. al paci says:

    Ashpersoje sa te duash ligjet ti o sajmirko, shqiperia nuk eshte se ska ligje, ligjet jane po nuk zbatohen te punonjesit e policise dhe shefat e tyre qe mirnin perqindje per cdo rrenje qe mbillej ne teritorin qe mbulonin. Keto ligjet e ashpersuara do godasin na nje fukara qe sdo ket leke te paguajne policine. Ligjet jan sajmirko po nuk zbatohen njelloje per te gjithe sice ndothe ne shtetet normale dhe jo si ne kete katrahuren tone. Ashpersoje ligjet o sajmirko per punonjesit e policise dhe shefat qe japin mbrojtje trafikantave, ashpersoni ligjin per korrupsjone kete beni dhe do ta shikoni si do rregullohen vete gjerat dal ngadale.

  4. emri says:

    Po smund te rriten cdo here penalitetet per cdo veper qe nuk arrin te kontrollohet nga policia o Sajmir!!!!
    Rrrit punen tende, po jo gjobat e denimet ne cdo rast. Se po e con cdo gje ne rregjim policor e prape problemet jane aty, pasi ata qe e praktikojne at sport nuk eshte se kan ndonje frike nga gjobat a burgu. Ata thjesht paguajne me shume kesh!
    kjo eshte drame kot qe ben ti, forco masat ne vend te ngresh kontrollin e policis

  5. A.R. says:

    E KUNDERTA: KJO BIME MJEKESORE DUHET LIGJERUAR NEN MONOPOLIN SHTETEROR! Mbajtja e tatusit te tanishem, bile me kerkese per ashpersim denimesh, ka vetem nje kuptim: FUNKSIONARE TE LARTE TE SHTETIT PO BEJNE KERDINE ME TRAFIKIMIN E KESAJ BIME! Dhe nder keta funksionare, ti Saimir Tahiri je nga me kreysoret. Ja perse kerkon çfare kerkon. Te ashpersosh denimet do te thote te shpiesh ne qiell çmimet dhe prej kesaj vetem trafikantet e medhenj perfitojne maksimalisht.
    Ne te kundert, nese shteti do ta ligjeronte nen monopolin e vet, Kanabisi do te kushtonte pak a shume sa duhani me rezultatin zero o thuajse zero trafik.
    Pra, akuzat ndaj teje Saimir Tahiri, si trafikanti me i madh i kesaj bime ne Shqiperi, duhet te jene te verteta; siç jane te verteta per funksionare te tjere e siç ishin te verteta per banden e Berishoviçeve dje.
    Njerezit duhet ta kuptojne se kjo gjendje terrori nuk mund te zgjase me, thjesht eshte e parpranueshme. Siç eshte papranueshme qe nje konsumator normal i kapur ne flagrance te denohet me burgim. Bile edhe me ashper se trafikantet e medhenj.
    Ky minister injorant, arrogant e trafikant, duhet detyruar t’a lere vendin nje tjeter njeriu me largpames.

    Andrea Radi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje