FOTOT/ Zjarr në shtëpinë e familjes shqiptare në Itali, hidhen nga kati i dytë t’iu shpëtojnë flakëve

20 Tetor 2016, 11:10Kronika TEMA
FOTOT/ Zjarr në shtëpinë e familjes shqiptare në Itali,

Një familje shqiptare i ka shpëtuar zjarrit që përfshiu gjatë natës ndërtesën ku ndodhet apartamenti i tyre në Rimini.

Mediat italiane raportojnë se flakët kanë përfshirë fillimisht katin e parë të ndërtesës, për t’u ngjitur me shpejtësi në katin e dytë, ku jetonte një familje shqiptare prej 7 personash.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, por për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit, prindërit janë detyruar t’i hedhin fëmijët me dyshekë nga çatia e ndërtesës.

Prindërit janë hedhur edhe vetë më pas dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar gruaja 31-vjeçare dhe një fëmijë 7 vjeç.

Ata janë dërguar në spital me plagë dhe thyerje, ndërsa më e lehtë paraqitet gjendja e një 40-vjeçari, një vajze 8 vjeç dhe një foshnje 3 muajshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje