DETAJET/Si ndryshon Kodi Penal për trafikimin dhe kultivimin e narkotikëve

20 Tetor 2016, 14:02Kronika TEMA
DETAJET/Si ndryshon Kodi Penal për trafikimin dhe kultivimin e

Zbardhet tabela e plotë me ndryshimet e propozuara nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për amendimin e Kodit Penal, lidhur me veprat penale të trafikimit dhe kultivimit të drogës.

Ajo që bie në sy në këto propozime, që pritet që të mbërrijnë shpejt në parlament, është përshkallëzimi për dënimet për kultivuesit e narkotikëve.

Neni 283

Konsumi vetjak                                                   nuk dënohet

Shitja në sasi të vogla                                        1 deri në 5 vjet

Shitja në bashkëpunim                                      5 deri në 7 vjet

Organizimi i veprimtarisë                                  7 deri në 10 vjet

Shitja në sasi të mëdha                                      7 deri në 10 vjet

Shitja në sasi të mëdha, në bashkëpunim       8 deri në 12 vjet

Organizimi i shitjes në sasi të mëdha               10 deri në 15 vjet

Neni 284

Importimi i farërave të drogës                          3 deri në 7 vjet

Kultivimi në sasi të vogla                                   1 vit

Kultivimi në sasi të mëdha                                1 deri në 5 vjet

Kultivimi në sasi shumë të mëdha                    5 deri në 10 vjet

4 veprat e mësipërme, në bashkëpunim         shtohet 1/3 e dënimit

Organizimi i kultivimit në sasi të mëdha         7 deri në 15 vjet

Ndryshim në ligjin Antimafia

Kultivuesit e sasive të mëdha                           edhe hetim pasuror

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje