Prokuroria për Krime të Rënda zbardh detaje të dosjes së arrestimit të 11 të dyshuarve për 1.3 ton hashash të sekuestruar në Derven, pranë rrugës nacionale Fushë-Krujë-Thuman. Sipas akuzës, pronarët e hashashit, do e paguanin pronarin e magazinës me hashash për shfrytëzimin e saj.
Zbardhen rolet e 11 të arrestuarve në operacionin e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe policisë së shtetit në Derven të Krujës, ku u gjetën dhe sekuestruan 1.3 ton hashash.
Abc News ka mësuar se pronari i magazinës ku u gjetë dhe sekuestrua lënda narkotike është Kujtim Rexhepi i njohur edhe me emrin tjetër si Valentin Smykalova. Ky i fundit, është arrestuar në një lokal pranë vendit të ngjarjes, pasi nga hetimet paraprake rezulton se i ka dhënë në përdorim ambientet e magazinës pronarëve të hashashit kundrejt një përqindje të caktuar të lëndës narkotike që do të përpunohej. Burimet thonë se pronar të mallit të sekuestruar janë të dyshuarit Gjovalin dhe Gazmir Gjokea, të dy banues në Derven. Ndërsa me cilësinë e bashkpëunëtorëve direkt të tyre, në organizimin e kultivimit dhe më pas krasitjen e lëndës narkotike dyshohet se janë shtetasit Aurel Gjokea dhe Nilson Gega.
Mësohet se të gjithë këta persona, që dyshohet si organizatorë të këtij rrjeti, janë arrestuar në të njejtin orë kur edhe është bërë ndërhyrja nga forcat e operacionales së policisë në magazinën ku mbahej lënda narkotike. Brenda këtij kapanoni, me cilësinë e transportuesve, punëtorëve dhe rojes së objektit policia ka arrestuar Erjon Vathin, Ferit Sulën, Erald Bardhokun dhe tre të rinjët Besmir Vathi. Ali Kuçi dhe 16 vjeçarin E.N.
Abc Neës ka mësuar se Prokuroria për Krime të Rënda, paraditën e së martës, ka njoftuar forcat e operacionlaes së policisë së shtetit duke i kërkuar ndërhyrjen në magazinën e përshtatur për procesin e tharjes së hashashit. Si dhe për arrestimin e personave të dyshuar si organizatorë të këtij grupi kriminal, që merrej me kultivimin e lëndës narkotike buzë rrugës nacionale Fushë Krujë- Thuman. Burimet thonë, se nga pasditja e së martës agjentët e policisë kanë arritur të identifikojnë mjetët që të dyshuarit lëviznin dhe vendndodhjen e të dyshuarve, kur edhe janë urdhëruar të ndërhyjnë për arrestimin e tyre. Mësohet se vetëm një person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka arritur të largohet me vrap pasi ka lënë në rrugë furgonin e mbushur me hashash, por që kishte rolin e transportuesit të lëndës narkotike.
Sipas Prokurorisë, gjatë hetimeve disa mujore veç zbardhjes së rolit të të dyshuarve, janë konstatuar edhe punëtorët që hynin dhe punonin në krasitjen e kanabisit pas procesit të tharjes. Punëtorë të cilët transportoheshin nga të dyshuarit dhe që në shumicën e rasteve punonin natën, për të mos rënë në sy për shkak se magazinë ndodhej vetëm pak metra nga rruga nacionale.
Të dyshuarit, akuzohen nga prokuroria për kultivimin e lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.