Operacioni i NATO-s në Egje, Shqipëria i bashkohet misionit me anije dhe 21 ushtarakë

21 Tetor 2016, 11:20Kronika TEMA

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për herë të parë do të marrin pjesë në një operacion detar të NATO-s të quajtur “Aegean Sea”. Duke filluar nga muaji nëntor, Shqipëria do të marrë pjesë në këtë operacion me një anije të klasit “Iliria”, në ndihmë të krizës së emigrantëve dhe refugjatëve.

Misioni në këtë operacion është kryerja e rikonicionit, monitorimi dhe vëzhgimi i kalimeve të paligjshme në zonën e aktivitetit/hapësirën detare në bashkëpunim me autoritetet detare të Greqisë, Turqisë dhe misionit të BE-së “FRONTEX”, për ndërprerjen e linjave të trafikut dhe emigracionit të paligjshëm në detin Egje, deri në një situatë të qëndrueshme.

Me këtë operacion synohet demonstrimi i vazhdueshëm i angazhimit të NATO-s në mbështetje të përpjekjeve ndërkombëtare për të ndërprerë linjat e trafikut dhe emigracionit të paligjshëm në Detin Egje, nëpërmjet kontributit me informacion kritik e vëzhgim. Mbështetja e aktivitetit të NATO-s në Detin Egje do të kryhet nëpërmjet përdorimit maksimal të Komunikimit Strategjik (STRATCOM).

Misioni i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë që do të marrë pjesë në këtë operacion është kryerje patrullimi detar në përbërje të grupit të gatshëm të anijeve të NATO-s, SNMG2, në Detin Egje, në kuadër të operacionit të NATO-s. Anija do të përdoret për detyra patrullimi, kërkim-shpëtimi dhe bordimi, brenda rajonit të caktuar në Detin Egje.

Në operacionin detar të NATO-s “Aegean Sea”, Forca Detare do të marrë pjesë me një anije të klasit “Iliria”, të përbërë me një personel prej 21 ushtarakësh.

1 komente në “Operacioni i NATO-s në Egje, Shqipëria i bashkohet misionit me anije dhe 21 ushtarakë”

  1. papa Tfgs1 me kolo metaqirizmeno says:

    Ore allvanosa se mos u qellon njeri se me topat e ujit nuk i dilet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje