“Vettingu”, konstitucionalistët ndahen për vendimin e Kushtetueses: Konflikt i pastër interesi

25 Tetor 2016, 21:09Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese ka ndërmarrë sot një veprim të paprecedentë, pasi praktikisht ka marrë një vendim që prek drejtpërdrejt të ardhmen e anëtarëve të saj.

Por sipas konstitucionalistëve, ajo që vuan më shumë nga ky vendim është pikërisht Reforma në Drejtësi, për shkak se sipas Kushtetutës, kjo gjykatë nuk ka asnjë afat shqyrtimi të kërkesës finale, duke bërë që reforma të shtyhet në kohë, minimalisht pas zgjedhjeve të vitit 2017.

“Është problemi i konflikti të interesit që ka kjo Gjykatë Kushtetuese, pasi do t’i nënshtrohet edhe vet procesit të ‘vetting’-ut. Pra ajo po gjykon një ligj, që do ta gjykojë edhe atë, do ta kontrollojë edhe Gjykatën Kushtetuese”, shprehet Çlirim Gjata, ish-kryetar i KQZ-së për “TCH”.

“Unë e shikoj si një zgjidhje në kushtet e mungesës së një rrugëdaljeje që kishte Gjykata Kushtetetuse, e cila nëse do të shprehej për antikushtetutshmërinë, ajo që kishte kërkuar opozita, do të akuzohej për konflikte interesi”, thotë opinionisti Arjan Vasjari.

“Ajo ku do të mbështetet ‘Venecia’, thelbi i saj është fakti nëse ky ligj i tejkalon ato që ka vendosur Kushtetuta e re, apo nuk i tejkalon? Cënohet sadopak parimi i pavarësisë së gjyqësorit nga ky ligj? Po qe se ata arrijnë në mendimin që cënohet sadopak, këtu nuk të fal Europa, këtu s’të fal Venecia. Kështu që, nëse ‘Venecia’ i jep një minus sado të vogël këtij ligji, atëherë Gjykata Kushtetuese do ta rrisë masën e minusit. Kjo do të bëjë që gjithçka të kthehet nga e para. Atëherë e gjithë ajo Kushtetutë, 140 votat dhe për më keq të gjitha ato duartrokitje do të presin, ndoshta edhe pas zgjedhjeve”, shton më tej Gjata.

“Jemi absolutisht në kohë për të parë, absolutisht përpara zgjedhjeve dhe nuk ka lidhje fare me zgjedhjet, të shohim të implemetuar konkretisht aplikimin e Reformës në Drejtësi dhe të ‘vetting’-ut, i cili në fakt ngelet ‘thembra e Akilit’, në fakt është vet reforma. Jam i bindur që nuk ka lidhje fare me zgjedhjet. Por besoj që ky është një impas totalisht kalimtar, që nën gjykimin tim nuk do të prekë aspak në terma kohorë e jo substancialë, aplikimin e Reformës në Drejtësi dhe ‘vetting’-un, besoj në harkun kohor të 60-90 ditëve”, tha gjithashtu Vasjari.

6 komente në ““Vettingu”, konstitucionalistët ndahen për vendimin e Kushtetueses: Konflikt i pastër interesi”

  1. k says:

    ÇA LESH KUSHTETUTE,KËTU BËHET FJALË NËSE KËTA DO VAZHDOJNË
    TË MBAJNË QOSHEN NGA KU MAJMEN APO JO.
    SHQIPËRIA NUK KA KUSHTETUTË, SE PO TË KISHTE NUK DO LEJONTE
    QË EDHE MALOKU I FUNDIT TË PASUROHET ME MALLIN E POPULLIT.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Vendimi eshte politik,ne pritje te ndryshimit te raporteve ne Parlament,me shprese se nuk do jete ky raport deputetesh,ne favor te maxhorances !
    “KONSENSUALE” !

  3. Treviso says:

    Majfja e drejtesise po perpelitet.

  4. Ata votuan Mosndeshkimin e tyne says:

    hani hani se do ngopeni………
    1.PS+PD ndryshuan sipas qejfit kushtete e vetingut duke kufizuar rolin e monitorizesve ne mbikqyres por jo egzekutiv
    2.PS+PD me paktin famekeq te eleminimit te Byrose Hetimit
    3.Kush nga ju guxon dhe beson se Edvin Rama e ka seriozisht reformen.
    4. E si mund te besoni ne reforme kur Edvin Rama i trembet listave te hapura
    5.Per aq kohe sa deputetet i zgjedh Ilir Meta dhe Edvin Rama se jane te pasur si Tom Doshi apo kukullat e LSI
    6.Pse nuk do Edvin Rama ,president te zgjedhur nga populli dhe jo Partia
    7. Kush dergoi listen e tre gjyqtareve ne Strazburg qe u rrezuan ne menyre spektakolare nga Strazburgu.Pra Edvin Rama.
    8.Pse EDVIN Rama nuk ka folur kurre per punene e dobet ose antikombetare te Adriatik LLalles.
    9. Pse merret Parlamenti i Edvin Rames dhe votat e 1 milione shqiptareve ose pse nuk pine uje per antishtetin Berisha, tradhetine e detit, tragjedine e Gerdecit dhe 4 te vraret e bulevardit nga Qeveria Berisha .
    10.Perse lejohet Ilir Meta te shkoje ne Greqi dhe te diskutoje maredheniet e jashtme midis dy vendeve.
    etj..ju mund te shtoni se nuk kane fund benat e rilindjes se vdekur

  5. Drejtesia says:

    Pse amerika dhe be-ja nuk shohin interesin e bythes se tyre? A mbajti njeri pergjegjesi per krimet ne libi, irak etj etj?

  6. Drejtesia says:

    Pse amerika dhe be-ja nuk shohin interesin e bythes se tyre? A mbajti njeri pergjegjesi per krimet ne libi, irak etj etj? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje