Nipi i Sadik Turtullit, një prej famijlarëve të njërit prej anëtarëve të Ballit të pushkatuar pa gjyq, i quan të papranueshme reagimet ndaj presidentit Nishani, pas dekorimit të 67 ballistëve. Ai e quan turp për të rinjtë e sotëm që kanë mentalitet komunistësh, ndërsa kujton momentin e zhvarrimit të xhaxhait me të birin.
“Ata u ekzekutuan në mënyrën më makabre të mundshme vetëm për faktin se ishin kundër modelit dhe ideologjisë bolshevike, që një grup individësh po përhapnin përmes terrorit në viset shqiptare. U pushkatua bashkë me djalin e tij 18 vjeç, pa gjyq. Kur u bëmë zhvarrimin, i gjetëm babë e bir të dy përdore. Ashtu kishin mbetur të ngjitura kockat si shenjë ulëritëse për të thënë se edhe në varr ishin të pafajshëm. Dhe s’ka si të mos jem dakord me presidentin”, thotë ai në një shkrim për “Gazetën Shqiptare”.
Ja çfarë shkruan ai:
Kjo shprehje më ka shoqëruar në të gjithë rininë time. Ma thoshin përditë, në rrugë, në klasë, në zbor apo kudo ku trokisja.
-”Ballist”, “Kulak”, i biri ballistit, djali kulakut, armiku i partisë. Nuk mundja të dashuroja, nuk mund të kërkoja punë, nuk mund të kërkoja shkollim për më lart, nuk mund të qarkulloja jashtë rrethit pa marrë leje tek ‘vampirët’ operativa të Sigurimit të Shtetit.
-Edhe vajza e një kryetari të këshillit të partisë që e kisha në shkollë nuk mund të mi shikonte sytë dhe të më thoshte se sa më donte. Më dërgonte letra fshehurazi. Më shkruante emrin e saj në bankën time dhe me lutej ta prisja në klasë pas mësimit. Ajo nuk e kishte idenë çdo të thoshte të ishe djalë ballisti. E mësoi këtë vetëm duke parë filmat e realizmit socialist.
Ballist babai im, që punonte ditë e natë në kooperativë. Ballist xhaxhai i babit, ose më saktë komandant Balli. Dhe ky komandant Balli që përndiqej aq shumë për ta vrarë, ishte edhe një ndër dashnorët e “partizanes” dhe komunistes më të famshme të zonës, që figura i ngrihej lart e lart nga partia.
Ishin nga një fshat, hanin dreka e darka bashkë, jetonin me të këqijat e sistemit njësoj të gjithë. U pushkatuan nga partizanët me motivin se ishin bashkëpunëtorë me gjermanët, në një kohë që bashkëpunimi i vetëm i tij ishte vetëm me “partizanen” hamshore të lagjes. U pushkatua bashkë me djalin e tij 18 vjeç, pa gjyq. Kur u bëmë zhvarrimin, i gjetëm babë e bir të dy përdore.
Ashtu kishin mbetur të ngjitura kockat si shenjë ulëritëse për të thënë se edhe në varr ishin të pafajshëm. Dhe s’ka si të mos jem dakord me presidentin.
-Ata u ekzekutuan në mënyrën më makabre të mundshme vetëm për faktin se ishin kundër modelit dhe ideologjisë bolshevike, që një grup individësh po përhapnin përmes terrorit në viset shqiptare.
Ata u ekzekutuan në mënyrën më kriminale të mundshme, pasi ishin kundër shitjes së trojeve shqiptare tek të huajt. Ata u ekzekutuan se kërkonin orientimin perëndimor të Shqipërisë.
Institucioni i Presidentit të Republikës e konsideron të papranueshme ringjalljen e urrejtjes staliniste, veçanërisht kur ajo vjen nga anëtarë të kabinetit qeveritar të një vendi anëtar i NATO-s dhe kandidat për Bashkimin Evropian.
A nuk u ekzekutuan pa gjyq me qindra intelektualë në qytetet e Shqipërisë me akuzat e rreme të bashkëpunimit me pushtuesin? A nuk u ekzekutuan dhe burgosën me qindra klerikë martirë me akuzat e rreme të bashkëpunimit me pushtuesin?
A nuk u ekzekutuan, burgosën, internuan me qindra mijëra shqiptarë të pafajshëm me akuzat se ishin bashkëpunëtorë të “imperializmit” dhe të “revizionizmit”?
A nuk u ekzekutuan në kufi me qindra të rinj me akuzën se donin të tradhtonin atdheun dhe partinë? A nuk u konfiskua çdo pronë shqiptarëve me akuzën se ishin armiq të pushtetit po të pasuroheshin me pronat e tyre? A nuk u burgos brenda një kampi të madh me tela një popull i tërë i lënë në varfëri ekstreme dhe padituri të thellë me akuzën se liria është opium për popullin?
Kurse sot këtyre palaçove iu digjet xhani për fyerjen që presidenti iu paska bërë veteraneve të luftës “antifashiste vëllavrasëse” me dekorimin e 67 ballistëve nacionalistë. Kanë lëshuar helm nga goja si dikur eterit e tyre.
Këta, këta që sa herë hapin gojën për luftën partizane, duhet të kujtojnë poshtërimin dhe fyerjen që u bënin veteranëve të luftës, duke iu servirur një ditë në vit një kg mollë, 30 gram mish, një medalje me rrip varur në qafë, si dhe një autorizim për të blerë lavatriçe…
Turp të keni! Jeni kaq të rinj për të pasur akoma mentalitetin e egër komunist.
Zoti vëntë dorë mbi mendjet tuaja!
Pershendetje Kati, me mire e me sakte nuk mund te shkruaje, por dhe ata qe I dekoruan dhe keta qe sdine cfare thone, ne nje Kazan jane, te jesh mire.
Gjuhe urrejtje.. jo fakte por subjektizma! Politike rruge … si parullat e patrise…por ne tjeter drejtim! Cfare te pritesh prej disa personave qe hane buke duke qare tash 25 vite ! Krimet e diktatures dhe ‘demokracise’ duhen denuar ! kjo nuk dyshohet ! Si ??/ Si Franca Gjermania etjjjj Salihi ishte 20 vite ne pushtet me ushtri polici prokurori gjykate…e hajdutri e poshtersi ……. cfare beri? Vrau vete…(gjaku i njeriut vlen njelloj ) grabiti e shiti vendin !!! Nuk po thua nje fjale!!!
Po ai xhaxhai im partizan ,qe luftonte kunder pushtuesit,cfare faji pati qe u vra nga xhaxhai yt ?.Nje komandant bataljoni na thoshte :Ku e dija une qe ky banor (ballist) i fshatit ishte ne anen e armikut? Une qelloja mbi armikun e bashke me te vritej dhe bashkepunetori.Ku qendron faji?
Pse ne fshatin tim u dogj shtepia ime nga gjermanet dhe nuk u dogj shtepia e ballistit qe ishte ngjitur me mua?Jepi pergjigje ti nipi i ballistit, qe te vjen keq per njerezit e tu.Sic te dhemb ,ashtu me dhemb ,
Nje histori e trishte pa diskutim, dhe qe kurrsesi nuk duhej te ndodhte e te vazhdohej me vone edhe me niper e mbesa. Lufta e klasave me vone ishte denimi permanent edhe pas vdekjes i atyre qe kishin bere gabime sipas konceptimit te atehershem, lufte qe e la pas kete vend.
Problemi eshte se cfardo te kene patur ne koke keta njerez, ne ate kohe ju bashkengjiten pushtuesit, dhe tjeter eshte lufta per pushtet, tjeter lufta kunder pushtuesit. Nen pushtim nuk behen dot zgjedhje, pra perparesi duhet te kishte lufta ndaj pushtuesit, pas clirimit vihen rregullat e nje shoqerie demokratike dhe konkurenca per pushtet. Ballistet zgjodhen te kishin pushtet nen pushtim, nuk mund ta pretendonin ate edhe te lire.
Ndoshta ishte fat i keq qe u rreshtuan ne anen e gabuar, e ndoshta edhe ata po te merrnin pushtetin do te silleshin pas lufte sic u sollen ndaj komunisteve ne vende “demokratike” si Greqia, por fatkeqesisht mbajten anen e gabuar te historise. Nuk kishte asnje arsye qe u pushkatuan por ka edhe me pak arsye te dekorohen sot.
Cili eshte morali qe i meson presidenti brezave te rinj – Kurre mos i luftoni pushtuesit sepse do te damkoseni me vone, gjithmone bashkepunoni me ta se heret a vone do te nderoheni.
Rehabilitimi i figurave te vrara dhe perndjekura nga pushteti komunist eshte detyre e shtetit dhe shoqerise se sotme,por jo e atyre njerezve te cilet shkaktuan viktima ne popull duke bashkepunuar me fashistet Italiane dhe Gjermane.
Nuk arsyetohet bashkepunimi i nje pjese te popullsise me FASHISTET,vetem qe qenka bere kunder komunistave.
Z. Sadik! Per cfare ka ndodhur pa gjyq, kushdo nuk eshte dakord, por qe balli ishte bashkepunetor me fashizmin, kete se luan topi! A e di ti sa njerez kane spiunuar tek gjermanet keta ballist dhe kane pushkatuar edhe keta pa gjyq, apo hajt te flasim se se merr vesh njeri! Une te jap vetem nje argument -sa vajza shqiptare kishte ne rradhet e ballit? -asnje dhe pse , sepse ato e dinin se per ke luftonin ballistet dhe cfare horrash ishin! Tjeter qe thua zotrote ne shkrim, qe xhaxhai jot luftonte kunder bolshevizmit, po ku e njhte ai cishte bolshevizmi ne ate kohe! Kaq parashikues ishte ky xhaxhai yt, kur bolshevizmi ne ate kohe perkrahej nga e gjithe bota,sepse nuk e njhnin, vetem degjonin per revolucionin Rus dhe kaq. Ketu nuk kishte hyr sepse ne kishim mbretin. E nga e dinte ai qe bolshevizmi do shkateronte shqiptaret. Edhe nje te fundit, ne nuk themi qe jetuam te pasur ne ate kohe, por sistemi komunist nuk funksionoi, sepse kapitalizmi kishte ekonomine shume te zhvilluar dhe ju kundervu komunizmit ne piken me te dobet dhe fitoi! Po ne jemi te pasur tani! Ore ne po vrasim njeri tjetrin tani, vellai me vellain , e djali me babane, ti na thua brockulla!
po ti o bir dhe nip ballisti pse nuk ben pyetje pse ishin reshtuar ne krah te gjermaneve babaj dhe xhaxhaj jot na tregove per dashurickat tende dhe te babajt tend yyyyyy fis i degjeneruar ajo partizania qe ti pergojon as qurrat nuk ja hidhte ballistit te qelbur as ty ajo gjimnazisja e bija e krtetarit ik dhe u shofte sojsolloropi juaj enveri duhet tju kish zhdukur gjthe ju gjer ne brez te shtate qe te mos ju kishim neper kembe tani
se mos i gjetet njeri mbi tjetrin larg qofte
Tani ky dhe me keto qe thote bie ne kontradite. Edhe nga shkrimi duket sikur hallin e ka te nxjerr nje partizane si te pamoralshme ( hajde mentalitet parahistorik hajdee!!!) meqe ishte e dashura e xhaxhait te babait, qe per me teper ky i fundit ishte i martuar e me djale?!! Nga nje ane thote xhaxhai s’beri asnje gje , po vec ishte dashnori i kesaj, nga ana tjeter thote jo po luftoj per nje kauze te caktuar. Po a ishin a s’ishin?
Keto jane idiotlliqe, dhe sa me shume keta njerez e hapin gojen aq me rende behet. Edhe nese personalisht do kisha nje lloj dashamiresie ndaj Ballit Kombtar, e kuptoj qe ne fakt ata jane njerez pa ndonje merite, dhe familjaret e tyre me keto lloj justifikimesh absurde, dhe me mungesen e nivelit kulturore tregojne me se mire se mentalitet otoman bejler s’eshte lehtesisht i c’rrenjosur.
Shtet bordello kthehet para mbrapa e në gojë
Brravo ky tipi qe ka shkruar artikullin dhe nip i tradhtarve te kti vendi dhe nuk ka pik turpi po del dhe me foto ne gazet , djemt e deshmorve te atdheut dhe te atyre qe luftuan per lirin e vendit kan turp te dalin e te mbrojn te paret e tyre , si kan ardh kohet , te shan i shari dhe lavderohet zagari.
ne france, ato femra qe benin punen e prostitutes me ushtaret gjermane, u pushkatuan ose u varren qe te gjitha mbas luftes, ato thjesht punonin ne zanatin e tyre, dhe u vrane, kurse fisi i ketij ballistit ketu si dhe shume balliste te tjere , kane bashkepunuar me pushtuesin dhe bashke me ta kane vrare popull shqiptar, direkt ose indirekt. prandaj hidhni valle dhe kendoni o ballistet e shqiperise, se u erdhi dita, nuk thone kot bota rotullohet., me kete pinjollin ballist bashkohem vetem ne nje pike, lufta e klasave, nuk kishte pse ta vuante nipi fajin e gjyshit te tij.
Nuk jam i sigurte a je nga fshati Trebinje i Pogradecit ti nipi i Sadikut.
Nqs se po, poshte fshatit Pevelan ka qene nje lapidar ne kujtim te 16 fshatareve nga fshati Dunice te vrare nga shoket e sadikut.
Mund te me thoni arsyen pse u vrane ?
Arsyeja e vetme se nje jave me pare sadiku me shoke pesoi humbje te thella ne lufte me partizanet ne zonen e mokres.
Mos harroni sa (16 fshatarë)ka vrare sadiku me shoke ne gjithë Shqiperine.
Kini fytyre dhe thoni jeni martire.
Fare e keqe
Ama c’ja keni ngene per muhabete te para 100 vjeteve. Po jeni qe jeni rrasini nje dekorate edhe Hamza Kastriotit se fundja nuk beri ndonje gje me shume apo me pak se Ballistet
D.M.Th ju vazhdoni akoma me gjuhen e revanshit.Ti bejme heronj te gjithe ballistat,eshte kjo qe kerkuam hedhjen e diktatures nese ju flisni ik o hoxhe dhe te ulet prifti mallkuar kjo demokraci neofashiste me ne krye bujar bajge nishani,sepse ti nuk fitove gje prape kelyshat e komunisteve jane ne pushtet ndersa ty te nxorren per te lehur ham-ham si pune e qenit