Takimi, Rama porosi krerëve lokalë: Dilni në terren, takoni votuesit dhe mbani shënime…

28 Tetor 2016, 10:32Politika TEMA

Kur kanë mbetur dhe disa muaj nga startimi zyrtar i fushatës zgjedhore të verës së ardhshme, socialistët duket se janë një hap para në organizimin dhe përgatitjen e strukturave për këtë ballafaqim zgjedhor për një mandat të dytë qeverisës.

Kryeministri, njëherësh dhe kryetar i PS Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm krerët e PS­-së në rrethe për të diskutuar lidhur me strategjinë e socialistëve për fushatën e ardhshme zgjedhore.

Burime nga takimi, i cili ka zgjatur rreth 90 minuta, bëjnë të ditur se porosia e kryesocialistit ka qenë që të gjithë kryetarët e degëve të nisin takimet me votuesit për të mbajtur shënim problemet e tyre, me qëllim zgjidhjen deri përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Ky është takimi i dytë brenda pak ditësh që Rama zhvillon me të zgjedhurit e PS­së në rrethe, pas atij të mbajtur në Gjirokastër pak ditë më parë.

 

3 komente në “Takimi, Rama porosi krerëve lokalë: Dilni në terren, takoni votuesit dhe mbani shënime…”

  1. elona says:

    Filloi komedia tani, hallall po gjete akoma budallenj qe te harrojne 3.5 vjet tallje bythe e ti mashtrojne keta pushta deputet qe zhduken sapo fitojne.

  2. I Urti says:

    Rama jeni vone. Me ke e paske nisur, me Flamur Bimen?! Tako dhe Fadil Nasufin dhe mire do jesh. Keta nuk bejne gje Z. Rama. Keta e mbajne partine te mbyllur per veten e tyre dhe pastaj e shesin per interes te tyre.
    Ka mundesi ta hapesh partine ne nivele lokale? Ka mundesi te vendosesh mekanizma llogaridhenie demokratike? Pjese e llogaridhenies te jete puna e realizuar dhe puna qe do te behet? Mos u merr me afaristat Bime dhe Nasufi.
    Gjej nje menyre qe te vijne njerez te edukuar dhe me deshire per pune. Gjej nje menyre per shperblimin sipas kritereve dhe aftesive ne pune dhe angazhimin ne jeten e komunitetit. PS eshte parti demokratike dhe vdes nese mbyllet ose nese ka autoritete te hekurt vertikal. Te PS-ja vijne njerezit me te edukuar dhe ndergjegje dhe ata nuk durojne dot te behen lecke ose sherbetor te ca palo politikaneve afarista.

  3. Edkari says:

    -Mbani shenime—model kinez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje