Identifikohet shtetasja e huaj që tentoi sot të vetëvritej duke u hedhur nga kati i 6-të i “Hotel Tirana”, në qendër të kryeqytetit.
Ajo quhet Hana Demeterova dhe është nga Çekia.
42-vjeçarja ka qenë nën efektin e alkoolit, teksa është zbardhur dhe letra që ajo ka lënë, ku kërkon që organet e saj të përdoren për njerëzit në nevojë.
Ndërkohë që ende nuk është mësuar se në çfarë gjendje shëndetësore ndodhet turistja e huaj. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Media nuk duhet te publikoje informacione private dhe serioze si faqa e pasaportes … sidomos e para me detajet individuale dhe foto. Gomarllek me brire dhe i paligjshem.
Shume dakord me para-shkruesin. Po kalohen caqet e informacionit publik. Turp e pisllek edhe per policine qe e ka shitur kete informacion vetjak, kujtdo qofte shtetesia. Terhiqeni dhe kerkoni te falur. Ndryshe do te ballafaqoheni me ligjin.