Maskat grabisin pikën e karburanit, autorët me armë rrëmbyen kasafortën

31 Tetor 2016, 08:44Kronika TEMA

Grabitje me maska dhe nën kërcënimin e armës në një pikë karburanti në Qafë Kashar. Nga të dhënat e para të policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, por nuk ka ende asnjë person të dyshuar.

“Sot 31.10.2016, ora 03:12, dy persona me maskë kanë shkuar tek karburant “Gulf”, në Qafë Kashar, ku njëri nën kërcënimin e armës pistoletë kanë marrë kasafortën dhe janë larguar në drejtim të Durrësit”­ njofton policia.

Ajo thekson më tej se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje