Aktori Shkëlqim Daja ka humbur djalin e vetëm, Denis Daja, 15 vjeç.
Ai prej vitesh jetonte në Montreal të Kanadasë.
Në njoftimin e dhënë nga një komunitet shqiptarësh të atjeshëm, thuhet se ai humbi jetën në festën e “Halloween”-it
“Komuniteti shqiptar i Montrealit perjeton keto dite nje situate fort te dhimbshme. Nje prej familjeve te respektuara shqiptare ka humbur djalin 15-vjecar ne nje situate tmerresisht tragjike. Denis Daja, femija i vetem i Kamela Daja(Vakeflliu) dhe Shkelqim Daja, u nis plot gezim per te festuar ne nje mbremje te rinjsh festen e ‘Halloween’-it. Ne ato caste gezimi, se bashku me keshillat a zakonshme, prinderit e uruan ‘kalofsh mire’. Por ja qe ajo feste qe mendohej te ishte argetuese dhe miqesore u shnderrua ne nje mort kaq te dhimbshem.
Prinderit e ketij engjelli te porsanisur ne fluturim jane ne nje gjendje te pamate hidherimi dhe vuajtje. Plot shqiptare, te te gjitha trevave, te njohur e te panjohur per familjen, kane mbushur shtepine Daja keto dite per te shprehur dhimbjen, qe e bene edhe te tyren. Nuk eshte vecse nje deshmi e faktit se sa te ndjeshem, sa te gjendur dhe bujare jane bashkekombasit tane”, thuhet kështu në njoftim.
Djali i tij i vetëm u ther për vdekje të premten në mbrëmje.
Gazeta e Montrealit shkruan se 15-vjeçari ishte në një festë në një qendër komunitare, kur shkëmbeu fjalë me një 16-vjeçar, pasi njëri prej djemve kishte prekur një adoleshente që ishte e pranishme në festë
Policia ka arrestuar një 16-vjeçar pas vrasjes.
Ai akuzohet për vrasje të shkallës së dytë.
Shkëlqim Daja, ka qenë një ndër personazhet e njohura të jetës bulevardeske të Tiranës së fundviteve ’80 dhe fillimviteve ’90. Ai pati dhe një karrierë kinematografike, si aktor në disa filma e më pas asistent-regjisor.
Mjere, o prinder! Ngushellime!
Ore Ju te Temes ose kini lojtur ose gjuha gazetareske ka arritur pikat me te ulta per te terhequr vemendjen e opinionit ….”u ther” thoni …u qellua me thike mund te thonit packa se mund te gjenit nje gjuhe akoma me te bute …..si e si te perdorni fjale te renda per te terhequr vemendje ..Humbja eshte e madhe por ju shtoni dhe kete lloj gjuhe dhe merr tjeter form tmerrin qe po heq kjo familje….mund ta kem dhe gabim nuk e di por nuk me tingellon e drejte per familjen dhe per ne qe lexojme lajmin
S’ka tragjedi me te madhe se te mbetesh pa femi
te mbetesh pa driten e vetme te syve qe kishe.
Nje lule qe keputet pa hedhur akoma hapat e pare ne jete.
Zoti ju dhonte force o Cim Daja,
Si ti si Arjani paskeni qene te pafat ne familjet tuaja
ty djali atij nusja,
Mos u merzit o daku (Erions) ke shume te drejte ,por keta te temes flasin te gjitha gjuhet perveçse shqipes , e kane handikap fjalorin shqip . Therja ; fjale shume e dashur per vellezerit muslimane ……………….besoj qe me kupton !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Medet ! Ju thafte dora atij qen bir qeni qe shkaktoi kete tragjedi…Nji zog i njome qe largohet fluturim krejt papritur ,nji lule e keputun pa meshire ne mes te pranveres se jetes,
nji enderr e vjedhur dhunshem, dy zemra te plagosura per vdekje…Zoti ju dhashte durimin o prinder fatkeq !