Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka propozuar që 28 nëntori, dita e pavarësisë së kombëtar shqiptar, të jetë ditë pushimi në Kosovë.
Dita festive më e madhe e shqiptarëve nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë, dhe kjo ishte arsyeja që i pari i qeverisë kërkoi që të jetë ditë pushimi, raporton KP.
“Edhe pse kjo nuk është paraparë me ligj, është një festë kombëtare dhe propozoj para kabinetit qeveritar që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi”, ka thënë Mustafa.
Kabineti qeveritar ka votuar pro këtij vendimi, me çka edhe u vendos që 28 Nëntori 2016, ditë e hënë, të jetë ditë pushimi në Kosovë.
Une sot e mesova qe 28 nentori nuk ka qene feste zyrtare ne Kosove!!! Viteve te shkuara cfare kane bere kosovaret me 28 nentor!!!???
po ky serbofil e ka shpallur prej hallit se ska ka tja mbaj se per ndryshe sdo e kishte shpallur