Kryetarja e Komisionit të Jashtëm të SPD, Niels Annen, njëkohësisht zëdhënëse për Politikën e Jashtme të Grupit Parlamentar të SPD në Bundestag, u shpreh se pavarësisht disa zhvillimeve shqetësuese në disa vende evropiane, zgjerimi i Bashkimit Evropian është një opsion i hapur dhe i drejtë, ndaj avancimi përmes rrugëtimit realist të Ballkanit dhe veçanërisht i Shqipërisë drejt BE-së ka një rëndësi strategjike për gjithë Evropën.
“Ne këtu në Bundestag i kushtojmë vëmendje rajonit tuaj dhe jemi të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të Shqipërisë”, – u shpreh Annen.
Këro komente Annen i bëri gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë ,Ilir Meta .
Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit rajonale, u vlerësua asistenca gjermane në avancimin e reformave kyçe dhe në zhvillimin socio-ekonomik të rajonit tonë dhe u theksua rëndësia e zbatimit të reformës në drejtësi si kyçe për integrimin evropian të Shqipërisë.
Gjithashtu, gjatë vizitës në Berlin, kryetari i Kuvendit u prit në takim edhe nga presidentja e Bundestagut, Ulla Schmidt.
Meta theksoi se roli Bundestagut është shumë i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë.
“Dua të shpreh mirënjohje tonë për mbështetjen gjermane ndaj Shqipërisë. Jemi të vendosur të punojmë për më tepër të drejta sociale dhe të rrisim nivelin e jetesës së shqiptarëve. Vlerësojmë ekspertizën gjermane për një arsim profesional për të rinjtë”, – tha ndër të tjera Meta gjatë takimit.
KIRCHBAUM DO TE INJOROHET BASHKE ME LULEZIME DHE SHOKET E TIJ ANTISHQIPETAR .
Evropa është 400 milion banorë. S’ do dëgjojmë mendimin e secilit.
Gazetari vari lesht. Niels Annen eshte burre e jo grua.Pastaj kush qenka kjo zevendeskanzelare qe ka takuar Meten?