Drejtuesit e dy kamionëve u përfshinë në në një aksident, në autostradën M62 në Britaninë e Madhe, por kamerat e policisë kanë regjistruar pamje tejet tronditëse të pasojave.
Njëri prej tyre shihet teksa del i nervozuar nga makina dhe përpiqet të nxjerrë tjetrin me forcë, për t’u ‘sqaruar’ me të. Por, kur nuk ia del mbanë, vendos të marrë masa edhe më të frikshme.
Ai nxjerr nga pjesa e pasme e kamionit një lopatë, dhe nis të shkatërrojë makinën tjetër.
Të dy ata janë arrestuar më pas nga policia, që tashmë po heton ngjarjen.