Regjisori i njohur italian, Bernardo Bertolucci, ka pranuar se skena e përdhunimit në filmin “Tango e Fundit në Paris,” është xhiruar pa konsensusin e aktores Maria Schneider.
Në një intervistë të vjetër të tij, e cila vetëm tani ka arriut të tërheqë vëmendje, ai ka thënë se Schneider nuk dinte gjë se si do të zhvillohej ajo skenë.
Për këtë, Bertolucci dhe Marlon Brando kishin rënë dakort mëngjesin e asaj dite, por nuk i kishin treguar aktores, atëherë 19-vjeçare.
Regjisori thotë gjatë intervistës, se ai e bëri diçka të tillë, pasi donte që Schneider të ndiente vërtet trishtim dhe dëshpërim, e jo thjesht të shtirej përpara kameras.
Ai tregon se aktorja nuk ia fali kurrë as atij dhe as Brando-s, por ai vetë nuk është penduar, ndonëse pranoi se tashmë i vinte keq për të.
Ndërkohë, Maria Schneider, e cil amë pas do të përfshihej në probleme nga varësia ndaj drogës dhe depresioni, deklaroi në vitin 2007 se u ndje vërtet e poshtëruar, ndërsa konfirmoi se skena
kishte qenë e simuluar dhe nuk kishte patur marrëdhënie të vërtetë seksuale.
Ndërkaq, regjisori i njohur ka marrë mjaft kritika nga komentuesit në rrjetet sociale, për mënyrën se si zgjodhi të xhironte skenën e tij.
Ne asnje film nuk ka nje te vertete cdo gje eshte e paramenduar si do te behet xhirimi ne qofte se nuk i paskan treguar M.Schneiderit per skenarion ajo nuk eshte perdhunuar sic tregohet me siper, vetem skena jep nje kuptim te tille cfare ka ketu per nje kritike ajo nuk ka qene aspak e njohur ne boten kinomatografike vetem me Marlon Brandon u be e njohur dhe pikerisht me kete film kontraversiv LAST TANGO IN PARIS.
E LYU PANINEN ME GJALP
PERPARA SE TI RRASTE SALLAMIN E SKUQUR n’ )•(
?