Zululandi i sotëm nisi me një kolazh në nderim të Andrea Stefanit, ku dilte në pah natyra polemike në studiot televizive e gazetarit që ka ndërruar jetë dy ditë më parë. Më pas, Nano ftoi në bisedë tre njerëz të shtypit, dhe miq të Andreas, publicistin Ilir Yzeiri, botuesin Besnik Myftari dhe gazetarin Aleksandër Çipa.
Ata sollën kujtime të tyret nga takimet e bashkëpunimi me Andrean, por edhe u ndalën tek ajo që Andrea përfaqësonte në gazetarinë shqiptare, për dikë gazetarin e ashpër polemik, për dikë gazetarin transparent ne jetën e vet publike, për dikë njeriun që themeloi, bashkë me të tjerë, shtypin e lirë shqiptar, e për dikë gazetarin e sinqertë që nuk bënte kompromis me idetë e veta.
Nano në fund u shpreh se ky ishte një emision homazh, jo për shën Andrean, por për Andrea Stefanin që në jetë, ku duke gabuar e ku duke kritikuar me të drejtë, jetoi ndershmërisht në kuptimin intelektual, dhe bëri atë që mundui ashtu si diti.
Për të ndejkur të plotë bisedën, ndiqni linkun.
Analisti me i shkelyer i periudhes se tranzicionit, qe nuk ju lepi asnje pushteti!
Gazetaria Shqiptare humbi luftetarin e paepur.
I nderuar qofte kujtimi i tij!
Ngushellime familjes!
Gazetaria shqiptare duhet te vendose nje c’mim me emrin e tij, per te vleresuar dhe promovuar gazetaret me te s’pikatur ne luften per te verteten.
Faleminderit per kete emision mbi Andrea Stefanin. Analizat, ndershmeria dhe dedikimi I Andreas do I mungoje shume ketij vendi dhe sigurisht mua si lexues I rregullt. Une I besoja automatikisht analizat e tij dhe ashtu sic thuhet ketu kisha bindjen qe ishte nder gazetaret e pakte, mbase I vetmi qe nuk bente kompromiset alla-shqipetare me partite, qeverite apo keto busineset e gazetave.
Gazetari i mirenjohur ishte VETVETJA gjate gjithe jetes se tij !
Jetoi dhe punoi me nje ndershmeri si askush tjeter !
Ngushullime te sinqerta familjes se tij !