Tahiri komenton lirimin e Lul Berishës: Kambanë alarmi, frikë nga vetingu

9 Dhjetor 2016, 12:54Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri komentoi lirimin para kohe nga burgu të kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berishs, me një vendim gjykate.

Ai ishte në të njëjtën linjë me ambasadorin Donald Lu, duke thënë se vendime të tilla të gjykatave dekurajojnë Policinë e Shtetit.

“Lirimi i tij të shërbejë si kambanë alarmi për ata që pengojnë vetingun. Ky proces është i vetmi që mund të pastrojë gjyqësorin nga korrupsioni. Këto vendime janë shprehje e atyre që bëjnë zullume për shkak të vetingut”, tha Tahiri.

Ministri gjithashtu, në këtë 70-Vjetor të Policisë Rrugore, tha se nga 1 janari 2017, do të aplikohen gjobat progresive.

Ata që shkelin më shumë rregullat e qarkullimit rrugor do të gjobiten më shumë, ndërsa ata që bëjnë rrallë shkelje do të kenë gjoba më të vogla.

“Qytetari që ka rekorde pozitive do gjobitet në minimunin e përcaktuar nga ligji ndërsa ai që  ka  shumë penalitete do të gjobitet në vlerën maksimale. Shumë shpejt me ndryshimet e pritshme të Kodit Rrugor të bëjmë realitet dhe gjobën këshilluese me vlerë zero”, u shpreh ministri i Brendshëm.

1 komente në “Tahiri komenton lirimin e Lul Berishës: Kambanë alarmi, frikë nga vetingu”

  1. Denisi says:

    Populli ka nje thenie; O pirdh e mba , O ha mut ha. Me sapo shohim vetingu nuk do behet kurre, qe do te thote se qeveria nuk ben dot para krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje