Festa e PD-së, ish-këshilltari i Berishës ironizon Bashën: Hapet….vetëm oborri..!

12 Dhjetor 2016, 00:46Politika TEMA

Në kuadër të 26 vjetorit të themelimit, PD organizoi “Opening Day”, ku u ftuan qytetarët dhe militantët që të vizitojnë selinë e PD-së.

Lulzim Basha premtoi për hapje të partisë edhe ndaj atyre që janë larguar prej saj.

Por duket se besimi tek ai është tepër i ulët në radhët e demokratëve.

Ish-këshilltari i Sali Berishës për çështjet e menaxhimit urban, Flamur Kuçi dhe ish-deputeti i PD-së Fatos Hoxha shprehen skeptikë.

Hapet….vetëm oborri… Ky mos ta shesë për hapje..”, shkruan në profilin e tij në Facebook, Kuçi.

Ndërsa ish-deputeti Hoxha ironizon dhe me vendndodhjen e selisë së re të PD-së:

“Flamur Kuçi, ti mund të thuash gjithçka, por nga sa di unë edhe nga historia, ai oborr, ka shërbyer në shumë raste për vaki…”.

Godina e re e PD-së më parë ka shërbyer si Shtëpia Qendrore e Oficerëve, ndërsa është përdorur edhe për homazhe.

1 komente në “Festa e PD-së, ish-këshilltari i Berishës ironizon Bashën: Hapet….vetëm oborri..!”

  1. Kujtim says:

    Edhe Luli atje ti bejme homazhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje