VIDEO/ Rama dolli për "mikun problematik" Shpëtim Gjika: S’e heq dot nga zemra

16 Dhjetor 2016, 21:14Politika TEMA
VIDEO/ Rama dolli për "mikun problematik" Shpëtim Gjika:

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e OSHEE-së në një festë në qytetin e Vlorës, me rastin e festave të fundvitit.

Gjatë kësaj feste, kreu i qeverisë ka vlerësuar ish-kryebashkiakun e qytetit bregdetar dhe një prej përfaëqsuesve më të rëndësishëm të Partisë Socialiste atje, Shpëtim Gjikën, duke ngritur një dolli për të.

Një dolli dhe për Shpëtim Gjikën, mikun tim problematik që nga mendja e heq, por nga zemra s’e heq dot.

Gëzuar Shpëtim dhe të paçim.

Shëndet dhe të tëra të mirat që të do zemra”, u shpreh kryeministri.

Ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika ishte mes të ftuarve të kësaj mbrëmje të organizuar nga vetë kreu i qeverisë.

Marrëdhëniet mes Ramës dhe Gjikës kanë qenë të tendosura prej më shumë se një viti, pasi PS nuk i besoi ish-kryebashkiakut të kandidonte për një mandat të tretë në Bashkinë e Vlorës.

Në vend të Gjikës, dega e PS propozoi Dritan Lelin, i cili fitoi përballë demokratit Genc Deromemaj.

10 komente në “VIDEO/ Rama dolli për “mikun problematik” Shpëtim Gjika: S’e heq dot nga zemra”

  1. Qokat says:

    Ah mer piktor ngele gjithe jeten i papjek. Te duken hajdutet si cuna te shkathet qe kane care ne jete. Tamam mentalitet prej sqapi.

  2. Fredi FR says:

    Gjika ka qene per 3 mandate,donte te katertin.

  3. eri says:

    Qe kur “i korruotuar” eshte zevendesuar ne “problemati?!
    Ka bere fjalor shqip-shqip “Rilindja”?

  4. Lagjia Cole says:

    Respekt per Zaren ! ? Rrofte Vlora!

  5. mirel says:

    Hajde dollibash hajde..he me te lumte.
    Rrofte Partia

  6. Qytetar says:

    Bravo Edi Rama.

  7. uskania says:

    Cfar duhen keto shendete partie ne festen e punonjesve te OSHE-se?Tamam cjap.

  8. Toni says:

    Ore eshte mire nga mendja ky apo ce pati kete…qenke nje k…… kandari!!!!

  9. Bena says:

    Tamam popullor na kenaqe me te vertet Edi Rama

  10. Mamuthi says:

    Ah mo lider boteror ti je mostra tipike e BQ qe per nje karige kryeministri lepin ate qe peshtyn dhe kur kalon lumin kthehesh ne origjine. Ne ato maja ripa ripa here ta hipa here ta hipa eshte kjo pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje