Rama tallet me Arben Ristanin: Bëhet tapë që në mëngjes për të mirën e partisë

18 Dhjetor 2016, 13:43Politika TEMA

Krahas ankesave të përditshme për papunësi, problemet me infrastrukturën apo dhe për çmimet e larta, qytetarët kanë zgjedhur të “thumbojnë” kryeministrin Edi Rama në Facebook edhe për të prodhuar humor.

Objekt i komenteve është bërë xhupi i kryeministrin me stampën e Juventusit, ndërsa në atë moment luhej kryendeshja e Seria A, Juventus-Roma.

Rama pyet një komentues se si po luante Roma, pasi nuk kishte mundësi ta shihte se ishte në lëvizje. Por, jo pa qëllim komentuesi i përgjigjet se rezultatin e ndeshjes e di më mirë Arben Ristani, ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Pyet Arben Ristanin se ta thotë ai pa mbaruar ndeshja”, shkruan komentuesi, ndërsa Rama i përgjigjet dhe e pyet me ironi: “Ku punon ky?”.

Ndërsa më pas, është sërish kryeministri që shkruan se Ristani se ai që dehet në pikë të mëngjesit për t’i dhënë zemër partisë.

“A është ai që sakrifikon që në pikë të mëngjesit duke u bërë tapë për t’i dhënë zemër partisë”, shkruan Rama.

Komentuesit vijojnë më tej batutat, derisa njëri prej tyre shkruan se Ristani po nuk piu s’e gjen dot sallën e Kuvendit, koment i cili është shoqëruar me të qeshura nga kryeministri.

Arben Ristani, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 2011-ën kur u mbajtën zgjedhjet vendore, vendosi hapjen e kutive të votimit me argumentin se votat ishin hedhur në kutitë e gabuara. Ky vendim i Ristanit i mohoi Edi Ramës fitoren e mandatit të katërt në krye të bashkisë së Tiranës.

7 komente në “Rama tallet me Arben Ristanin: Bëhet tapë që në mëngjes për të mirën e partisë”

  1. Devolliu says:

    E merr burri i Lindes , ai robi kishte proteste per djalin qe iu ben kurban per Lungomaren , ti ben dreka e darka per vitin e ri me rilindasit e Vlores.
    Ne fakt ti or mik nuk e di cer eshte dashuria per djalin, driten e syve.

  2. Kokaina.... says:

    Po me mire se me mbush hundet si ty, eshte ai.

  3. tomi says:

    Pika qe s’te bie.

    O Shqiperi sa fat te zi paske pasur moj e ngrate!!!

    1. Poradeci says:

      Ky devolliu, sic ka thene i madhi dritero, vetem balten e vendit nga eshte, njeh. Zbrit o tutkun ne qytet se te mbyti balta. Rruges per ketej, futja nje te lare baltes qe te ka mbytur ne liqenenin tone.

    2. Poradeci says:

      Ky devolliu, sic ka thene i madhi dritero, vetem balten e vendit nga eshte, njeh. Zbrit o tutkun ne qytet se te mbyti balta. Rruges per ketej, futja nje te lare baltes qe te ka mbytur ne liqenin tone.

    3. Poradeci says:

      Ky devolliu, sic ka thene i madhi dritero, vetem balten e vendit nga eshte, njeh. Zbrit o tutkun ne qytet se te mbyti balta. Rruges per ketej, futja nje te lare baltes qe te ka mbytur ne liqenin tone.

  4. Theo says:

    O Devolliu, djali i atij qe humbi jeten djeste past, por nuk eshte faji i lungomares, qe nese do te behet ,do ta beje dhe nje pjese te Shqiperise si te Evropes, aksidentet jane pjese e jetes po te mos ishin ato nuk do ishten shpikur penicillina o derezi, ajo qe thua ti nik a lidhje fare me Kryeministrin por eshte kodra mbas bregu e Sali berishes, qe i humbte pisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje