Vidhnin kartat e klientëve, prangosen prostitutat dhe një shqiptar

18 Dhjetor 2016, 11:21Kronika TEMA

Një grup prostitutash u arrestuan në Romë, pasi u vidhnin klientëve të tyre kartat e kreditit dhe i përdornin ato në një restorant dhe një dyqan.

Karabinierët ranë në gjurmët e këtij grupi pas disa denoncimeve. Me anë të përgjimeve dhe filmimeve u arrit të dokumentohej ky aktivitet kriminal.

Ditën e djeshme karabinierët ndërmorën aksionin “Ghost Shopping” gjatë të cilit u vunë në pranga 6 persona, mes të cilëve edhe një emigrant shqiptar.

Shqiptari, 48 –vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte pronari i restorantit ku përdoreshin kartat e vjedhura të kreditit, shkruan Lapsi. Banda drejtohej nga një grua italiane, 61-vjeçare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje