Digjet apartamenti në “Unazën e Re” ku jetonin tre studente

17 Dhjetor 2016, 10:16Kronika TEMA

Një apartament në Tiranë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Apartamenti i katit të dytë në një pallat në “Unazën e Re” është përfshirë nga flakët rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca teksa pak më vonë kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse që kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Në apartament jetonin tre vajza me qera dhe dyshimet e para janë se flakët mund të jenë shkaktuar nga një defekt elektrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje