Policia e Shtetit ka zhvilluar edhe në mesditën e sotme operacionin e koduar “Blici Rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.
Operacioni nisi në orën 13:00 dhe zgjati deri në orën 14:30 minuta.
Policia e Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit dhe Shqiponjat
Në këtë operacion blic u angazhuan rreth 850 punonjës Policie në total.
U ngritën dhe funksionuan 160 pika kontrolli në të gjithë vendin.
Aksioni synoi goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Në total në të gjithë vendin u vendosën 762 masa administrative:
Nga këto 421 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit ,
Për shkelje të tjera u vendosen 341 masa administrative.
Operacioni i zhvilluar kishte për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.
Ore, ne ndoshta s’e kapim kurre Balilin, ndonese po e ndjekim kemba-kembes ne drejtim te paditur, por pemethymeve qe s’vejne ushkurin ne timon, ua thyejme pemen!!!!!
Ju qifsha policine RRUGACE ?