Kjo video tregon momentin kur një grabitës tenton t’i rrëmbejë çantën në rrugë një gruaje, por e pëson keq nga një prej kalimtarëve.
Ngjarja, e filmuar nga kamerat e sigurisë në një qytet në Kinë, tregon momentin kur një kalimtar, për t’i ardhur në ndihmë gruas, sulmon grabitësin.
Ai e godet atë vazhdimisht me grushta dhe shkelma, gjersa e rrëzon në tokë dhe i kthen sërish çantën gruas.