Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka urdhëruar ngritjen e Grupit të Punës për plotësimin e kërkesave te bere nga Instituti i Gjeoshkences dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) për të mundësuar përmbushjen e detyrimeve të përcaktuar ne marrëveshjen e datës 21 Janar 2016 që lidhet me monitorimi, vlerësimi dhe dokumentimi te vazhdueshëm te aktivitetit sizmik ne vendburimin e Patos-Marinzës ku kryhen aktivitete hidrokarbure nga kompania Bankers Petroleum. Grupi i Punës do të ketë në përbërje të tij: dy përfaqësues nga MEI, dy nga AKBN, dy nga Albpetrol dhe dy nga IGJEUM.
Ky grup do të angazhohet për të plotësuar kërkesat e bëra nga IGJEUM, të evidentuar në informacionet e dala nga aktivitetit sizmik në vendburimin e Patos-Marinzës për të mundësuar realizimin e një monitorimi, vlerësimi dhe dokumentimi të vazhdueshëm të ngjarjeve sizmike në këtë rajon. Grupi do të vlerësojë dhe të propozojë marrjen e masave të duhura nga ana e operatorit që kryen aktivitet hidrokarbur në këtë vendburim, bazuar në rekomandimet e bëra nga IGJEUM në raportet përkatëse mujore.
Gjithashtu, do të përcaktojë dhe të propozojë modalitet dhe Termat e Referencës për të angazhuar një ekspert të huaj për bërë vlerësimin e shkaqeve të ngjarjeve sizmike të ndodhura dhe dokumentuara deri tani si dhe atyre të mundshme që mund të ndodhin në të ardhmen duke bërë dhe rekomandime përkatëse.