Miq apo armiq? Rusia drejton gishtin: Turqia fajtore për vrasjen e ambasadorit!

20 Dhjetor 2016, 15:33Bota TEMA

Ka qenë një zgjim i vështirë ditën e sotme për Turqinë dhe kryeqytetin e saj, Ankaranë. Ditën e djeshme bota u trondit nga vrasja e ambasadorit rus nga një pjesëtar i forcave të sigurisë turke.

Vladimir Putin mbajti një qendrim pozitiv ndaj Turqisë duke thënë se ky ishte një provokim për prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve, por diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Ndërkohë që sot po nga Kremlini ka ardhur një sinjal jo dhe aq pozitiv, që sikletos palën turke lidhur me ngjarjen e rëndë.

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmtry Peskov, ka akuzuar drejtpërdrejt Turqinë se dështoi në mbrojtjen e të dërguarit të tyre në Ankara.

Sipas tij është përgjegjësia e Turqisë që ta mbronte atë nga çdo kërcënim i mundshëm, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Në bazë të Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike, vendi pritës është përgjegjës për sigurinë e misioneve diplomatike. Presidenti Putin ka kërkuar garanci lidhur me misionet diplomatike ruse dhe një hetim të detajuar mbi ngjarjen”, tha Peskov.

Moska gjithashtu ka njoftuar dërgimin e një skuadre specialistësh në Ankara e cila ka mbërritur tashmë , për të hetuar në detaje ngjarjen e rëndë që solli vdekjen e ambasadorit rus. Putin foli me Erdogan gjatë natës duke sqaruar pozicionet e tyre dhe Erdogan i premtoi zbardhjen e plotë të ngjarjes./TemA

1 komente në “Miq apo armiq? Rusia drejton gishtin: Turqia fajtore për vrasjen e ambasadorit!”

  1. tr says:

    Pergjegjese eshte vetem Turqia. Cdo veprim , duket i mire organizuar ,duke ja lene fajin nje djaloshi civil .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje