FOTOT/ Lëvizja e NATO-s që shqetëson (jo pak) Rusinë: Rikthimi i “Perdes së Hekurt” (Merr pjesë dhe Shqipëria)

21 Dhjetor 2016, 19:30Politika TEMA
FOTOT/ Lëvizja e NATO-s që shqetëson (jo pak) Rusinë:

Pentagoni ka nisur ditën e sotme transferimin e pajisjeve të rënda në katër bazat europiane të NATO-s si pjesë e operacionit “NATO Atlantic Resolve”, për të siguruar aleatët përballë një Rusie agresive.

Ky është përforcimi ushtarak më i madh i NATO-s në kufijtë ruse që prej kohës së Luftës së Ftohtë”.

Katër bazat ndodhen në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë. Bëhet fjalë për të njëjtat struktura të përdorura edhe gjatë Luftës së Ftohtë. Në Holandë do vendosen 1600 mjete të rënda në kompleksin Eygelshoven, me sipërfaqe 500 mijë metra katrorë.

Mjetet përfshijnë karrot e blinduara M1 Abrams, mjete luftarake Bradley dhe M109 Paladin.

Kjo bazë është inauguruar në 1985 si një bazë që do t’i bënte ballë një bastisje të mundshme nga Rusia.

Ndërkohë në janar do të nisë zhvendosja e mjeteve dhe njerëzve në Poloni, Estoni dhe Letoni duke mbyullur çdo kufi të mundshëm me Rusinë.

Një rikthim i “Perdes së Hekurt” që ndau më dysh kontinentin europian gjatë Luftës së Ftohtë.

Në Estoni trupave amerikane do t’i bashkohen edhe 800 ushtarë anglezë, siç është lajmëruar me kohë.

Gjithashtu do të vijnë batalione gjermane dhe franceze duke çuar në total në 4 mijë numrin e trupave.

Ndërkohë në Letoni do të vijnë 450 trupa kanadeze, dhe do të ketë edhe 200 ushtarë nga Shqipëria, Italia, Polonia dhe Sllovenia./ TemA

http://www.ilgiornale.it/news/mondo/europa-iniziato-trasferimento-dei-carri-armati-usa-1344788.html?utm_source=Facebook&utm_medium=Link&utm_content=Europa,%2Biniziato%2Bil%2Btrasferimento%2Bdei%2Bcarri%2Barmati%2BUsa%2B-%2BIlGiornale.it&utm_campaign=Facebook%20Page

10 komente në “FOTOT/ Lëvizja e NATO-s që shqetëson (jo pak) Rusinë: Rikthimi i “Perdes së Hekurt” (Merr pjesë dhe Shqipëria)”

  1. shaqo says:

    Kujdes nga ushtaret shqiptare, se te bejne namin, jane 1 me 10, jane shume te pergatitur.

    1. G says:

      Pervec ushtareve amerikan e angleza asnje nga ata te tjeret nuk ka pervoje lufte prandaj nuk eshte te ironizosh ushtaret shqiptare @shaqo kkkk

  2. Gramoz says:

    Shenja shume te keqija. NATO po rethon Rusine dhe po pregatitet per agresion kunder Rusise. Situate e ngjashme me ate para fillimit te L2B. Pothuajse te gjitha shtetet perendimore inkurajonin Hitlerin te sulmoje BRSS. Vetem kur Hitleri iu kthye atyre dhe i sulmoi filluan bashkepunimin me BRSS. Rusia nuk e pushtoi Krimene. Ushtria ruse ishte ne Krime. Krimeja ka qene gjithmone pjese e Rusise. Hrushovi ia dhuroi Ukraines me 1955 per qellime administrative, sepse gjeografikisht ishte me afer Ukraines dhe ne ate kohe as ne endrrat me te cmendura nuk mendohej se do te binte dhe shperbehej BRSS. Shumica ruse ne Krime me referendum vendosi te bashkohet me Rusine dhe te shkeputet nga Ukraina qe drejtohet nga extremistet e djathte neonaziste , te mbeshtetur nga Perendimi. Aq shume e do Perendimi dhe NATO luften me Rusine, sa te gjithe e dine se ata organizuan grushtin e shtetit ne Ukraine qe t”i afrohen Rusise dhe qe te acarojne Rusine dhe te pregatisin terenin per lufte. Pra lufta eshte ne prag, por sic e thone shumica nga kjo lufte nuk do te kete fitues, por vetem te humbur. Rusia duke e ditur se nuk eshte ne gjendje te fitoje nje lufte te gjate konvencionale kunder gjithe ketyre shteteve, nuk do te hezitoje te perdore AMD-te , pastaj do te vije kunderpergjigja me te njejten monedhe nga ana tjeter dhe perfundimi dihet. Jeta ne planetin tone te dashur do te zhduket. Une nuk dua te tingelloje si pesimist, por e verteta eshte se ne, njerezit e zakonshem jemi shume te pafuqishem te ndalojme qe kjo te ndodhi .

  3. Lungara says:

    NATO është agresive !
    Gjeneralët e saj me shumë yje e me pak tru , merren me politikanizëm për të pasuruar kapitalistët e industrisë së armëve që janë të pangopur . Arrogantja NATO gënjen dhe provokon !
    Presidenti Trump , siç duket , do ti verë gjërat në vendin e vetë . Shpresojmë !

  4. alb sapun says:

    tani qe do shkojne trupat e balerines rrusia ska ku te futet ti bej mire hesapet

    1. The Punisher says:

      Po ndonje korofillak gerrk e kane marre me vete keta ?! Jo per gje, po ushtare jane , edhe merziten nganjehere….gerrket bejne gojore te hatashme.

  5. Xhafer says:

    Putin duhet ti bej mire llogorite se ka tè bej me gjith perendimin se nuk eshte ukrahina edhe Trump n.q.s e ndihmon nuk e le pentagolì spese jan interesat e amerikes dhe America ngelet amerik presidenti eshte si nje kukull

  6. alieni me kater manalla. says:

    shqiptaret jan per guzhunjera,roje godinash,pastrues oborri dhe berber kamarjera.
    si edhe per me hap kanale si bicim repart xhenjo.
    po t ket nanji ushtaresh femen esht “per at pun”!

  7. sokol says:

    askush nuk e do luften po ruset duhet ta kuptojne se smund tu imponohen evropes. ne fund te fundit nato u krijua per shkak te rrezikut rus.pozicioni shqiptar eshte pro amerikan pro nato as e luan topi.kjo eshte vulosur ne shekuj dhe u konfirmua me nderhyrjen e natos ne kosove.kush eshte kundra kesaj qe po them seshte shqipta po mbeturine arabe ose qime bythe e janulles.

  8. artan says:

    Me siguri keta avione dhe tanke jane te ushtrise shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje