SHBA përgënjeshtrojnë pretendimet ruse për ndërprerjen e komunikimit dypalësh

21 Dhjetor 2016, 21:37Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara kanë përgënjeshtruar pretendimet e ngritura nga një zëdhënës rus se komunimiki mes dy vendeve është ngrirë. Uashingtoni thotë se dy palët mbeten të angazhuara me njëra-tjetrën.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha të mërkurën për televizionin Mir se “thuajse të gjitha nivelet e dialogut” me Shtetet e Bashkuara janë ndërprerë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit John Kirby tha se Sekretari i Shtetit John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kishin folur me telefon të martën lidhur me luftën në Siri.

“Është vështirë të thuhet se çfarë nënkupton ky koment” – tha zoti Kirby. “Por angazhimi diplomatik me Rusinë vazhdon në një numër çështjesh. Është i mirë-njohur fakti që kemi mospajtime të dukshme me Moskën për disa tema, por dialogu nuk është ndërprerë,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, raporton VOA.

Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov u shpreh se shpreson që presidenti i zgjedhur Donald Trump do të ketë një “qëndrim të freskët, më konstruktiv” por gjithashtu shtoi se askush nuk duhet të ushqejë optimizëm të tepruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje