Përplasje në PD, deputetët përçahen për bojkotin e zgjedhjeve

22 Dhjetor 2016, 09:14Politika TEMA

Deputetët e Partisë Demokratike kanë dalë dje me qëndrime të kundërta  për bojkotin e zgjedhjeve.

Kanë qenë ish-ministrat Genc Ruli dhe Arben Imami ata që i kanë kërkuar dje gjatë mbledhjes së grupit parlamentar Lulzim Bashës të intensifikojë aksionin opozitar.

Ruli kërkoi nga kreu i demokratëve Basha që të rishikojë qëndrimin që opozita duhet të mbajë në raport me Parlamentin.

Sipas Rulit, Partia Demokratike i ka konsumuar të gjitha praktikat për denoncimin e qeverisë, por ato duket se nuk po japin rezultat dhe nuk po ngjallin reagimin e duhur qytetar.

Në një kohë kur qeveria vijon e qetë punën e saj sa u takon koncesioneve dhe vendimeve arbitrare, Ruli ka propozuar edhe shqyrtimin e një opsioni për largimin nga Parlamenti.

Por kundër këtij vendimi kanë qenë deputetët Astrit Patozi dhe Ridvan Bode.

Sipas Patozit, opozita, ndonëse e vonuar në qëndrimin e saj, duhet të investohet e gjitha për realizimin e Reformës Zgjedhore, raporton Shqiptarja.com.

Patozi i kërkoi Bashës që PD-ja të ndezë motorët për fushatën, përballë një qeverie që po riaktivizon persona me precedentë penalë, që të rifitojë zgjedhjet.

Ndërkohë ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, u shpreh kundër bojkoteve të opozitës, pasi, sipas tij, nuk ka asgjë të re që PD-ja t’u kërkojë shqiptarëve të ngrihen në protesta. Në fjalën e tij, ish-kryeministri Berisha ka propozuar që demokratët të mos votojnë amnistinë e propozuar nga qeveria.

6 komente në “Përplasje në PD, deputetët përçahen për bojkotin e zgjedhjeve”

  1. Albani says:

    Shikoni se si e admirojne langaraqet servile diktatorin e tyre,sikur me qene “Mesia”

    1. LORA says:

      Nuk kane tjeter alternative,,,e kane arshivistin e bemave te tyre kusaro-kriminale.
      Ja,keshtu funksionon,tash e 26 vjetet e fundit, nahija demon-kratike.

  2. Fundi i Dobiceve Pd says:

    Kalaja e qerpicit qe ndertoj sali dobici me cubat
    E tij Po shkon drejt rrezimit te turpshem
    Reformat e duhura po nxjerrin ne shesh se saliu
    me dobicet e tije nuk kane shanse te qendrojne
    perballe drejtesise qe USA dhe BE sebashku me
    Qeverine e Rames po i dalin ne fund angazhimit
    Qe i dhane Popullit dhe Kombit Shqipetar

  3. Sahadija e Xenit says:

    Me sa po duken bathet, per nja nje 15 vjecar skeni per te fituar me zgjedhje . Ju ka katandisur Rama si karikatura qe qeshin njerzit. Perveç vjedhjes, antikombetarizmit dhe dhunës skeni ci ofroni tjeter ketij vendi.

  4. Tirona says:

    Halimi po i thote atij qe ka mbrapa,veshja me nje shpull ktij se spo na le rehat, ka gjith diten duke fol, kur po u bonte gati me i gjujt,ai tjetri mbrapa tij e ndalon dhe i thote lere te flase se i duhet material per Agron Llaken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje