Skëndërbeu-Partizani është sfida e fundit e fazës së dytë të Kategorisë Superirore që do të luhet në stadiumin “Skëndërbeu”.
Një ndeshje e cila pritet që të dhurojë mjaft emocione pasi të dyja ekipet do të synojnë për të marrë tre pikët.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj supersfide./ Përgatit Fatjon Baze, TemA TV
Formacionet Zyrtare.
Skëndërbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Osmani, Mici, Lilaj, Orelesi, Nimaga, James, Salihi, Latifi
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Krasniqi, Kalari, Batha, Ramadani, Trashi, Vila, Ekuban, Torasa
Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Partizani me rezultatin 1-2
Minuta 86’, Alban Hoxha prêt një goditje të rrezikshme të Latifit që goditi bukur nga distanca
Minuta 79’, Çfarë humbet Realdo Fili! Talenti i Partizanit i vetëm përballë portierit humbet një rast të artë për të mbyllur ndeshjen
GOL! Ekuban përmbys rezultatin duke shënuar golin e avantazhit për Partizanit. Një gol spektakolar nga sulmuesi i kuq që është i pa përmbajtshëm në majë të sulmit
Minuta 51’, James sërish pranë golit por i pafat pasi topi i goditur prej tij përfundon në tranversë
Nis pjesa e dytë e ndeshjes Skëndërbeu-Partizani me të dyja ekipet që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim
Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-1
GOL! Minuta 34’, Partizani barazon shifrat me anë të Ekuban i cili fiton duelin me mbrojtësit korçarë dhe Orges Shehin. Shpërthejnë në festë tifozat e kuq
Minuta 28’, Idriz Batha vë në vështirësi Orges Shehin që devijon një top që po shkonte drejt rrjetës pas një goditje dënimi
GOL! Minuta 10’, Skëndërbeu kalon në avantazh me anë të James i cili përfiton nga një vendosje e gabuar e mbrojtjes së Partizanit dhe i vetëm përballë Hoxhës e dërgon topin në fund të rrjetës
Atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Skëndërbeu” i cili është i mbushur plot. Nis ndeshja me topin e nisur nga qëndra nga ana e skuadrës së Skëndërbeut
Takimi u duk se do te fitohej lehte nga “Skenderbeu”,por pas pesimit te golit,”Partizani” doli prej kome !
Permbysja e rezultatit ,ne Korce,tregon per mundesit e medha te ekipit te Partizanit,qe nga java ne jave po forcon pozitat ne krye te klasifikimit te Superliges.
Ne kete rast fjalet e mira i takojne trajnerit Starova,qe jo me pak stres e perjetoj perfundimin e takimit,duke pritur fitoren e shume kerkuarne keto jave te kampionatit.
Panvarsisht fitores,Partizani e presim detyra jo te lehta,per ngritjen e nivelit te lojes,ne nivele te pranushme nderkombetare.