“Nëse zonja Clinton do ishte zgjedhur presidente e SHBA-së, do të kishte shpëthyer një luftë e madhe, por tani me zgjedhjen e Trump nuk mendoj se do të ndodhë”.
Kështu është shprehur regjisori serb Emir Kusturica për asgjencinë ruse të lajmeve TASS.
Regjisori i njohur shtoi se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane ka shpëtuar njerëzimin nga një luftë e madhe.
“Lufta nuk do të na lërë kurrë. Gjithmonë do të ketë luftë në botë. Kjo është një perspektivë e vazhdueshme për njerëzit. Ne kishim këtë luftë. Si lufta në Ukrainë, ajo nuk ishte lufta jonë. Kjo luftë na u imponua. Dhe unë mendoj se filmi ynë flet për këtë”, tha Kusturica
Kusturica ishte në Moskë për të promovuar filmin e tij të ri «On the Milky Road» duke pasur në krah aktoren shpërthyese Monica Belluçi.
Filmi flet rreth luftës në Bosnjë, e cila zgjati nga viti 1992 deri në vitin 1995 dhe ky do të jetë filmi i fundit ku Kusturica do të shfaqet në kamera edhe si aktor.Në këtë film aktorja italiane Monica Belluçi luan rolin e një agjenteje simpatike dhe për këtë iu desh të mësonte edhe serbisht.
lajme idiote.Emir kusturica nuk eshte as kgb,as cia,.krimbat serbe si gjithmone me rusine
Kusturica nuk ngjan si mbiemer serb. Mos ka lidhje me mbiemrin Kosturi??