Avioni ushtarak Tu-154 u rrëzua mëngjesin e sotëm disa minuta pasi u nis nga Sochi.
Ai ishte nisur drejt bazave ruse në Siri për të argëtuar ushtarët rusë në festat e fundvitit.
Avioni kishte korin e ushtrisë ruse të përbërë prej 64 personash.
Mes pasagjerëve kishte dhe 9 gazetarë, staf ushtarak dhe përfaqësues të OJQ-ve.
Nuk dihet ende shkaku i rrëzimit të tij, por Viktor Ozerov, shefi i Komitetit për Çështjet e Mbrojtjes e përjashton një sulm terrorist.
“Ishte një avion ushtarak dhe plani i veprimit të tij ishte sekret. Nuk ka mundësi që dikush të ishte në dijeni të lëvizjes së tij”, tha Ozerov.
Rusët deklarojnë se dyshimet janë për një gabim të pilotit ose avari të mundshme, megjithëse po hetohen edhe pista të tjera.
Gazetare idiota , menjehere ngrene pyetjen se kush e rezoi avionin Rus a nuk me thoni se perse u ngrita edhe une ne oren 3 te nates dhe bere shuren ?