VIDEO/ Për ku po nxiton Grida Duma? Uron ndërrimin e viteve….para kohe

26 Dhjetor 2016, 14:34Politika TEMA

Grida Duma, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike i bashkohet kartolinës së urimit për festat e fundvitit. Një nga figurat më të përfolura në PD, edhe për sharmin e bukurinë e saj, shfaqet më në formë se kurrë në këtë prag ndërrimi vitesh ndërsa jep një mesazh të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.

“Urimet më të përzemërta për një Vit të Ri të mbarë e të bekuar për të gjithë shqiptarët kudo gjenden.

Uroj që në momentin e ndërrimit të viteve kur shumëkush kthen kokën pas e reflekton për gjithçka që lamë të mund të bekohemi me një energji e forcë që të na japë më të mirën për gjithçka që na pret.

Urime të veçanta, speciale për gazetarët e Newsbomb dhe për të gjithë gazetarët që në mënyrën më të palodhur përgjatë gjithë vitit i japin kuptim realitetit tonë me analizat dhe të vërtetat që na presin”, përmbyll video-mesazhin e saj demokratja.

3 komente në “VIDEO/ Për ku po nxiton Grida Duma? Uron ndërrimin e viteve….para kohe”

  1. Qytetar says:

    Ik p…..je një karjeriste e gënjeshtare e pashoqe,kërkon të imponohesh pa qënë askush.

  2. timo koja says:

    eshte shkelje qe grida, kjo grua e embel dhe sensuale te keqperdoret nga gazeta tema me te vetmin qellim qe te shtohen fitimet e gazetes nepermjet internetit. urimi eshte bere ne te njejten kohe me veliajn, kryetarin eb bashkise.

  3. shane dishnica says:

    grida je nje mrekulli femerore, e embel, sensuale dhe zgjuar. qofte edhe per ty nje vit i mbare me nje largim nga PD. kjo do ti japi permbajte intelektit tend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje