A do fitonte Obama përballë Trump? Përgjigjet miliarderi

27 Dhjetor 2016, 13:31Bota TEMA

Presidenti Obama deklaroi dje se nëse do të kandidonte për herë të tretë përballë Trump, ai do të kishte fituar.

Presidenti i zgjedhur i  është përgjigjur sot drejt për drejt.

“Obama tha se beson se mund të fitonte kundër meje. Unë them absolutisht jo!”, deklaroi Trump.

Me një status në rrjetet sociale ai u përgjigj pararendësit dhe lëshoi kritika ndaj tij.

“Obamacare, ISIS, vendet e punës që ikin jashtë, janë vetëm disa prej gabimeve të Obamës, Unë risolla shpresën”, tha Trump.

Ai shtoi se “që prej fitores sime vendi ka shpresë, tregu është rritur me 10 përqind dhe vetëm për Krishtlindje u shpenzuan 1 trilion dollarë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje