Reagimi befasues i Putin, pas provokimit amerikan

30 Dhjetor 2016, 19:23Bota TEMA

Pas vendimit amerikan erdhi fillimisht reagimi rus: Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tha se qeveria ruse do të dëbojë 35 diplomatë nga vendi. Por presidenti Putin ka ndërruar me sa duket mendje.

Ai ka thënë, se Rusia do të presë me largimin e diplomatëve amerikanë. Fillimisht u bë e ditur të premten (30.12 se si masë hakmarrjeje për largimin e 35 diplomatëve rusë nga SHBA, të cilët duhet të largohen nga Shtetet e Bashkuara brenda 72 orësh, Rusia kërkonte largimin e 35 diplomatëve amerikanë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ishte ai që tha në televizionin rus, se qeveria ruse do të dëbojë 35 diplomatë nga vendi. Rusia nuk i pranon akuzat amerikane për sulme kibernetike në fushatën zgjedhore amerikane, që ishte edhe baza e vendimit të presidentit amerikan në largim, Barack Obama për largimin e diplomatëve rusë.

1 komente në “Reagimi befasues i Putin, pas provokimit amerikan”

  1. shvejk says:

    Eshte trim i madh Putini , vetem se nuk ka buke per popullin, se po te kishte buke namin do bente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje