PD, Spaho “kërcënon” me destabilitet politik: S’ka zgjedhje me Ramën. Deputetët aktualë të PD, në “sitë”

11 Janar 2017, 08:44Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho paralajmëron largim të deputetëve aktual demokratë në Parlament dhe zëvendësimin e tyre me të rinj. Spaho flet për iniciativat që janë bërë publike nga vetë kryetari Basha dhe ecuria që është shënuar. Një prej iniciativave të Partisë Demokratike është futja e një numri jo të vogël të të rinjve në grupin e ardhshëm parlamentar.

Nënkryetari i Partisë Demokratike sqaron se përzgjedhja e të rinjve do të bazohet tek mbështetja që emra të caktuar do të marrin nga baza. Ndërkaq, Spaho sqaron edhe mënyrën si do të largohen disa nga emrat e grupit aktual parlamentar i PD. Nënkryetari i PD në një intervistë për gazetën SOT, shprehet se organet drejtuese të Partisë Demokratike do të vlerësojnë punën e secilit deputet dhe mbi këtë bazë do të vendoset nëse ata do të jenë apo nuk do të jenë në Parlamentin e pas zgjedhjeve të Qershorit. Ndërkaq, sa i përket zgjedhjeve të ardhshme, Spaho thekson se me Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Ai thekson se në zgjedhje duhet të shkohet me qeveri teknike që do të krijohet vetëm për administrimin e zgjedhjeve. Ndërkohë, nënkryetari i PD paralajmëron që nëse zgjedhjet nuk do të jenë me standarde, vendi do të shkojë në destabilitet politik. Sipas Spahos këtë situatë e kanë parashikuar jo vetëm demokratët por edhe deputetë të tjerë dhe opinionbërësit. Spaho shpjegon edhe strategjinë që do të ndjek PD për të dalë forca e parë në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Zoti Spaho, praktikisht ka mbetur edhe një muaj për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të patur zgjedhje më të rregullta në qershor. Ju, si Parti Demokratike çfarë prisni të ndodh gjatë kësaj kohe të kufizuar? Mendoni se do të ketë një qëndrim ndryshe nga PS për punimet e Komisionit, pasi deri më tani PD dhe PS nuk kanë rënë dakord në asnjë pikë sa i përket ndryshimeve që duhen bërë në ligjin zgjedhor?

Zgjedhjet në Shqipëri kanë probleme dhe ndryshimet që propozohen në Kodin Zgjedhor synojnë adresimin e këtyre problemeve. Fatkeqësisht vitet e fundit janë shfaqur dukuri të cilat nuk ishin evidentuar që nga viti 2003 si përdorimi në funksion të mazhorancë i policisë, administratës publike, të fortëve, manipulimi i listave zgjedhore, konkurrimi i kriminelëve në zgjedhje të përgjithshme dhe vendore dhe mbi të gjitha shitblerja e votës. Për çështjet e mësipërme opozita prej më shumë se një viti ka propozuar një paketë, thelbi i së cilës janë votimi dhe numërimi elektronik, financimi i partive në fushatë nga buxheti, forcimi i penaliteteve ndaj subjekteve të cilat përdorin financime të jashtëligjshme, shpallja vepër e rendë penale si e blerjes ashtu dhe shitjes së votës si dhe zbatimi rigoroz i ligjit të dekriminalizimit.

Këto pika janë të panegociushme sepse garantojnë standarde të zgjedhjeve sipas Bashkimit Europian dhe nuk kanë rëndësi afatet kohore. Cilësia e zgjedhjeve prevalon mbi kohen në dispozicion për të bërë ndryshime në Kod ashtu edhe datën e zgjedhjeve. Është taktikë e njohur e Edi Ramës për t’i zvarritur gjërat deri në fund për t’u justifikuar më pas që nuk ka kohë për të bërë ndryshimet e kërkuara.

Përfaqësues të PD kanë deklaruar vijëmsisht se me Ramën kryeministër nuk mund të bëhen zgjedhje të rregullta. A shihni ende mundësi për krijimin e qeverisë teknike?

Sikurse u shpreha më sipër disa nga dukuritë më negative të zgjedhjeve vitet e fundit, nuk janë evidentuar që nga viti 2003 dhe veçanërisht kriminalizimi i politikës dhe shitblerja e votës janë produkte të Edi Ramës. Për rrjedhojë nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme me arkitektin e shkatërrimit të zgjedhjeve. Koha në dispozicion është shumë relative në krahasim me garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme për të gjitha palët.

Në këtë kuptim ka kohë të mjaftueshme për të krijuar një qeveri mandati i secilës të jetë vetëm organizimi i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, sikurse nuk e shoh fare problem datën se kur mund të mbahen këto zgjedhje. E rëndësishme për te ardhmen e vendit është t’i jepet fund një herë e mirë maskaradës së zgjedhjeve sepse në të kundërt  nuk ka asnjë reformë cila të ketë vlerë dhe nuk mund të ketë as integrim europian të vendit.

Javët e fundit nga Partia Demokratike është paralajmëruar destabilitet në vend nëse preket vota në zgjedhjet e qershorit. Ju si e parashikoni këtë vit zgjedhor?

Sigurisht nuk do bëjmë sehir kur të shohim njerëzit e Ramës apo kultivuesit e hashashit së bashku me kriminelë të tjerë ordinerë të fusin duart në zgjedhje. Nëse zgjedhjet nuk do të jenë të lira e të ndershme sipas të gjithave standardeve europiane vendi do shkojë drejt destabilitetit politik. Këtë nuk e kanë thënë vetëm përfaqësuesit e PD. Janë me dhjetra politikanë të tjerë, analiste, komentues të ngjarjeve politike, media të pavarura të cilat parashohin që Shqipëria do të hyjë në trajektoren e destabilitetit politik nëse zgjedhjet e ardhshme do manipulohen.

Muaj më parë Basha deklaroi një iniciativë të re për hapjen e partisë. Sipas deklaratës në PD do të ftohen të rikthehen ata që janë larguar dhe qytetarë të njohur në zonat e tyre. Si ka ecur ky proces, ka figura të vjetra të PD që kërkojnë sërish të rikthehen?

PD në qershor të vitit 2013 i humbi zgjedhjet e përgjithshme pas tetë vite qeverisjeje. Pavarësisht influencës së faktorëve jashtë zgjedhore, rezultati kërkonte analizë dhe prej tre vitesh PD është future në një proces reflektimi dhe ndryshimi. Qëllimi nuk është thjesht të tërheqim disa individë por të rikthehemi në një forcë që ngallë besim në elektorat dhe të meritojë votën e tij. Ky proces hapje dhe forcimi ka kohë që ka filluar por në kushtet aktualë evidentohet më shumë për shkak të afrimit të zgjedhjeve të përgjithshme.

Me të njëjtën shpejtësi ka ecur procesi i riorganizimit të strukturave dhe eliminimit të mangësive organizative të vërejtura në zgjedhjet e viteve të fundit për të mundësuar përballimin me sukses e procesit të ardhshëm elektoral. Paralelisht është punuar dhe ka përfunduar programi elektoral i PD i cili bazohet kryekëput në gjendjen në të cilën është vendi dhe objektivat ku duhet të shkojmë.

Disa pjesë të programit sidomos ato në fushën ekonomike janë bërë publikut të ditura. Programi bazohet në mundësitë që ofron vendi dhe përdorimin e tyre në funksion të qytetarëve dhe jo të përfitimit të një grupi të ngushtë politikanësh. I theksova këto për të treguar se përgatitjet e PD janë më shumë se emrat e disa individëve sado të shquar të jenë ata. Punë ka ende dhe muajt që kemi përpara do të jenë vendimtare për të përmbyllur ciklin e përgatitjeve për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Një iniciativë tjetër e PD është futja e të rinjve në listat për deputetë. Si do të përzgjidhen këta të rinj dhe a pritet të ikin disa nga deputetët demokratë që sot janë në Parlament?

Çështja shtrohet që grupi i ardhshëm parlamentar të ketë kombinim të njerëzve me përvojë eksperienca e të cilëve është e domosdoshme sikurse nevojitën edhe energjia dhe dinamizmi i politikanëve të rinj. 30% e listës do të jenë politikanë të rinj të cilët do të zgjidhen bazuar në mbështetjen që do ju japë baza e PD. Vlerësimi i punës së grupit aktual parlamentar do të bëhet nga organet drejtuese të PD në përputhje me statutin dhe mbi këtë bazë do merren vendimet e duhura pa qenë nevoja që ky proces të dramatizohet më shumë se i takon.

Në zgjedhjet në Dibër dhe në Kolonjë koalicioni i djathtë shënoi tkurrje të votave në krahasim me zgjedhjet lokale të 2015. Në kuadër të kësaj, çfarë strategjie do të ndjek PD për të dalë forca e parë në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti?

Besoj se në pyetjet tuaja të mësipërme shpjegova çfarë po bën PD në funksion të zgjedhjeve të ardhshme dhe çfarë mbetet për t’u bërë deri në fillimin e fushatës. Për sa i takon rezultateve në Dibër dhe Kolonjë por edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe në Korçë në vitin 2013, ato janë rrjedhojë e manipulimit të procesit zgjedhor, përdorimit të kontingjenteve të krimit dhe administratës publike dhe veçanërisht shit-blerjes së votës. Fakte për këto janë publikuar pa fund jo vetëm nga PD por në radhë të parë nga individë dhe organizata objektive dhe me integritet. Zgjedhje me këtë problematikë nuk do të lejohet të zhvillohen me në Shqipëri dhe për këtë kemi gjithë vullnetin dhe mundësitë qe mos te lejojmë të përsëriten.

7 komente në “PD, Spaho “kërcënon” me destabilitet politik: S’ka zgjedhje me Ramën. Deputetët aktualë të PD, në “sitë””

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Qeveri Teknike, po nuk ndaloj qeveria Rama,deboren dhe uljen e temperaturave,eshte kerkesa e fundit e krydemokrateve !

  2. nikaja says:

    na cave menderen me destabilizimin e vendit vetem juve s duhet te flisni juve jeni sketera e ketij vendi juve jeni PARTI FASHISTE

  3. wow says:

    Dale , dale se nuk ke pare gje akoma o Spaho se me kete taktike dhe me keto justifikime qe po beni nje grusht muta deputetesh do te ngeleni. Ju kurre nuk kini bere analize per humbjet e nje pasnjeshme , shkaqet pse u tkurr kaq shume PD dhe pse do te arrini akoma me keq, por kenaqeni me imagjinata boshe , pa as dhe nje baze sikur ato qe ju kini bere vete i bejne dhe te tjeret.
    Epo u permbyste bota po kush thote se po na vjedhin votat, te kesh dy nje ta mbash dhe nje ta cash per cfare na degjonje veshtet nga keta dervishat e PD

  4. Fatosi-kosove says:

    Ky spaho ish vet koka e “mullarit”,ndryshe sdo te ishte nenkryetar i PD-s,çdo dite e me shum shifet se kopeja vrastare e PD-s shtyhen ne mes vete se cili do jami deklarate me te forte se tjetri dhe mbrojne pa fije turpi çdo krim te tyre dhe shpifin e pjellin “krime” per Ramen,Tahiirin,Veliajn dhe qeevrine si dikur millosheviqi ne kosove,dhe nese me Ramen s’bahen zgjedhje si do te mund te bahen zgjedhje me vrases si sali berisha,lul basha,noka,ristani,spaho,bumqi,oalloka,strazimiri,jozefina qe sa ishte kryetare e kuve,dit vetem zhelet mbante ne goje dhe prejahstimet e çdo deputeti te opozites ateher,fazlliqit e shume kriminel,pra si e quan veten njeri ky spaho kur vlereson vrasesit dhe serbet e kerkon likuidimin e shqiptareve?!

  5. alphade says:

    Z. Spaho ! Edhe kur nuk pjellin mushkat ,fajin e ka Rama ??!!
    Banda pedeiste me bobacaret e saj e ka humbur gjykimin !
    Duan me cdo kusht ” fitoren ne tavoline ” ! Bejne kercenime ,
    Paralajmerojne destabilitet, gjema, revolucion ” demokratik” ,
    etj.etj. Cfare nuk shpik mendja e tyre e semure. Por e gjithe kjo
    zallamahi e bandes se Saliut te Vicidolit ka nje shpjegim shume
    te thjeshte : Saliu dhe Luli duan me cdo kusht te marrin push-
    tetin per te shpetuar nga Ligji i Vettingut qe po i ndjek nga mbrapa
    si ” fantazma e Bankos” . Marrja e pushtetit do te ishte i vetmi mjet
    shpetimi i tyre si faktor i brendeshem , ndersa si faktor te jashtem
    i kane varur shpresat te presidenti i ardheshem amerikan ,Trump !
    Kaq te varfer nga mend e kokes jane bere Berisha dhe Lulushi sa
    qe mendojne se presidenti Amerikan do t’ i mbroje dhe eksoneroi
    nga krimet e bera nga ky binom pergjate 25 vjeteve ne pushtet.
    Keto mendesi bajraktare ka rrezik ta coje Saliun me banden e tij nga
    shiu ne breshes ! Trump ,asesi nuk i mbron hsjnat e vrasesit ne seri
    te kryekriminelit te Vicidolit. ” forget it” !!! Prandah banda pedeiste ,e
    cila ka pushuar se qenuri nje parti,sot lufton vetem per nje qellim ” bunke
    risimin e familjes Berisha dhe klanit te tij jenicer !!!
    Lajmi i fundit ,i zhdukjes se 7 milion eurove kash eshte nje tjeter prove,
    krahas dhjetra e qindra provave te tjera qe e detyron cdo shqiptar te nder-
    shem e patriot te kerkoje qe te vendoset perkohesisht ligji i denimit kapital
    per monstra te tilla qe rrenuan e shkaterruan Shqiperine per llogari te UDB-s
    se Milloshevicit , rrjedhojat e te cilave i shohim edhe te liderat e sotem serb
    Nikolic e Dacic….! Sali Berisha dhe Lul Basha duhet me cdo kusht te perballo-
    hen me drejtesine shqiptare qe do te kristalizohet me ligjin e Vettingut,por jo
    Llallen ,Nishanin e Gjin Gjonet….!

  6. shqip says:

    Po muli do jete? Po s’qe muli kot hyni ne zgjedhje. Po me gomar njeri s’te ze syri ne dynja. Ore mender profesor, vazhdoni beni politiken e nivelit fillestar. Publiku do alternativa. Ju vazhdoni me i rash, do ti biem . Tamam muhabet rrugaçesh karagjoze . Ky idiot i mendon njerezit ne kohen e qerres . Perverse te shqupit kudo qe ndodheni: Me sali menxyren ju e keni siguruar nje vend ne opozite per dy, tre ligjislatura . Tani garen e keni me mediun dhe idrizin . Se meta u mori edhe ate pak miell qe kishit. Shpellare ishit e shpellare ngelet . Nuk beheni ju. Teoria darvinit nuk pi uje me llojin tuaj.

  7. Koco says:

    Me duket Shume e turepeshme , pa sens kur pashe ne Televizor Te rrjeshtuat ne rrjesht Duken ,Noke, Shehin perjashtoj te Pa Nenshkuarin Medine prej Debili Basha e Neveriteshme ?! Duke vazhuar me tej me intervisten e brockullat e deklaruara per ” pa mundesine e Zgjedhjeve me kete qeveri e zotin R ama “Si ka mundesi Qe ky Kontigjent i Sebit ne Luften e Kosoves , Rruges se Kombit , Vrasjeve te 21 Janarit , Shitjes se Detit , Vjedhjeve te Votave dhe Keq Qeverisjen per 4 Vjet teTiranes , Ky Qelbanik, Anti shqiptar , dora e Djathte e Krye Kriminelit Berishe , Guxon duke u tallur me Shqiptaret ?! valla sikur ky Bandit , Ky Maskara , Ky i Pa Dihur , Ky i Pa Mandat perfaqesimi ,” Ben Pilatin e Qofte Largut ” ndaj Te Mandatuarve te Popullit Per Te Qeverisur edhe ne shume mandate ne se ky do jete Vullneti i Popullit ne Keto Zgjedhje per te cilat e kapara thene verdiktin Populli . Me duket e Neveriteshme qe Zoti Duka, Noka , Shehi , nderkohe kur prej Agronit ” Dukes se Krimit ” dikur te Berishes , Sot e shikon te legenoset pas Piramidaleve te damkosur , Besoj se Ky eshte Amoralitet i Qelbur i te qenit e te berit Politike .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje