Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një mesazhi në Twitter ka shprehur habinë e tij për atë që e cilëson si “injorim” të 11 Janarit, Ditës së Republikës.
“Shumë i çuditshëm ky “injorimi” i vazhdueshëm i ditës së Republikës! Komunistët nuk ishin të vetmit themelues të saj...!”, shkruan Manjani.
Në 11 janar 1946, Shqipëria, pas referendumit popullor, u shpall Republikë Popullore Socialiste.
Konstatim i drejte dhe i ndershem i Manjanit. Lidhur me permbajtjen e titullit, varet si e lexon komentin e mesiperm te gazetes (redaktorit tuaj). Me perpara se qeverise, cfare thote Manjani, i adresohet Presidentit dhe Parlamentit (Ilir Metes).
Goni
Shume i sakte konstatimi juaj Goni.
Ylli Manjani dëshmitari i rremë i Reformës në Drejtësi. Dëshmitar i Saliut, sigurisht.
Po kenaqemi cdo dite se si injorance gazetaresh, injorance ne mediat sociale dhe mediat vizive. NA KA PUSHTU INJORANCA.
Me 11 Janar 1946, Shqiperia u shpall Republike Popullore, pasi deri me ate dite kishte qene Monarki. Per kete e ka fjalen Manjani.
RPSSH u shpall me kushtetuten e 1976 dhe aty filloi shkaterrimi i ekonomise shqiptare, pasi u be 100% socialiste.
Mos respektimi i 11 Janarit, nje dite e rendesishme ne historine e Shqiperise eshte nje nga gabimet qe behen nga qeverite shqiptare nga kompleksi se mos duken si pro-komunista. Eshte e vertete qe pas 1946, Enver Hoxha filloi marshimin drejt konsolidimit maksimal te pushtetit
por kjo do te ndodhte me apo pa 11 Janarin. Partia komuniste tashme ishte ne pushtet prej 18 muajsh.
Teknikisht Republika e Shqiperise fillon ekzistencen e saj me 11 Janar 1946. Ne sallen e votimit kane qene perfaqesuesit e USA, UK, BRSS, Jugosllavise dhe Frances per te certifikuar krijimin e Republikes.
Me falni se po ju korrigjoj, z. Manjani: Me 11 janar 1946 Shqiperia u shpall ” Republika Popullore”.
Nuk eshte harrese . Republika e pare shqiptare u shpall me 21 Janar 1925. Me 31 Janar 1925 u dekretua Presidenti i Pare Ahmet Zogu. Cdo perkujtimore ka fillesen e vet. Kjo Republike ishte Janar 1925 – shtator 1928. Republika e dyte eshte 11 Janar 1946 dhe President(Kryetar i Presidiumit ) eshte Omer Nishani. pastaj Haxhi LLeshi, Ramiz Alija, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani. tung