Miku i Shkëlzenit: 7 milionë eurot që fitova nga CEZ, janë të ligjshme. Pagova edhe taksa për to. I tërhoqa me thasë brenda ditës, për t’i investuar

12 Janar 2017, 09:16Politika TEMA

Nuel Kalaj mohon lidhjet me Shkëlzen Berishën.

Ai shprehet se është kontraktuar nga kompania CEZ për të mbledhur informacione lidhur me fizibilitetin e tregut energjetik shqiptar për investime.

Kalaj shprehet se nuk ka asnjë lidhje me Shkëlzen Berishën, ndërsa me ish-kryeministrin Berisha është takuar si pjesë e delegacionit të kompanisë çeke, kur ata kanë ardhur në Tiranë.

Në lidhje me kompaninë CEZ, Kalaj shprehet se ka bashkëpunuar në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe Çekisë ku kjo kompani ushtron aktivitetin e saj.

Kalaj thotë për “Panorama”, se nga ky bashkëpunim me kompaninë çeke, ka nxjerrë fitime të ligjshme, duke paguar dhe taksa për to.

Ai u përgjigjet dhe akuzave për tërheqje të parave cash nga bankat.

“Paratë i kam tërhequr nga banka për qëllime investimi në drejtime të tjera”, shprehet Kalaj.

 

Komisioni parlamentar ju akuzon ju si sekserin e qeverisë Berisha, që “lidhi martesën” me kompaninë CEZ. Çfarë lidhjesh keni ju me çekët dhe kompaninë CEZ?

Bashkëpunimin me CEZin e kam pasur të bazuar mbi marrëdhënie kontraktuale dhe ligjore. Nuk jam sekser i askujt, por kam punuar për të sjellë CEZ-in në Shqipëri dhe për këtë kam realizuar fitimet e mia në mënyrë të rregullt dhe të ndershme duke paguar taksat.

Ju akuzoheni se në llogaritë tuaja bankare janë mbi 7 milionë euro, të cilat janë tërhequr në 2009-n në cash nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, pak para zgjedhjeve. E mohoni një akuzë të tillë?

Paratë i kam tërhequr nga banka për qëllime investimi në drejtime të tjera.

Çfarë ju lidh me Shkëlzen Berishën dhe a jeni takuar ju me ish-kryeministrin Berisha në lidhje me çështjen CEZ?

Me Shkëlzen Berishën nuk kam asnjë lidhje. Nuk i kam premtuar askujt organizimin e takimeve me të. Me ish-kryeministrin Berisha jam takuar si pjesë e delegacionit të CEZ-it, kur ata kanë ardhur në Tiranë. E gjithë veprimtaria ime ka qenë në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe të Çekisë ku zhvillon aktivitetin e saj kompania CEZ.

Me çfarë statusi keni negociuar për ardhjen e CEZit në Shqipëri?

Nuk kam negociuar, por kam pasur një kontratë për të mbledhur informacionet e nevojshme për nevojat që kjo kompani kishte në Shqipëri.

4 komente në “Miku i Shkëlzenit: 7 milionë eurot që fitova nga CEZ, janë të ligjshme. Pagova edhe taksa për to. I tërhoqa me thasë brenda ditës, për t’i investuar”

  1. carin n byth shkerdhnis says:

    haa haaa !!!
    7 miljon euro “per me gjet se ku e ka zyren drejtori I elektricistve te shqipnis” I thon ktij muhabeti.
    kjo lloj “pune e ligjshme” m kujto sesi ju pergjigjej pyetjeve te hetuesit ne gjermani nje shqiptar,ilegal,pa dokumente,qe kishte vite qe jetonte ne nje apartament luksoz dhe ishte kap me drog.
    ishte koha e markes gjermane dhe shqiptaret duhet te kishin viz per gjermani.
    policija pasi kishte ndjek prej kohsh kte shqiptarin e kap me presh n dor. del se ai s kishte as pun as letra,por drog dhe pare.
    normal ai kishte vite qe shiste sepse kishte vite ne ate banes. kur e pyeten se me ca paresh mbeshteste jetesen ,pagunte ushqim banes..etj… ai ju pergjigj se pallonte njerzit ne byth dhe ata e pagonin. ke njerez qe pyetja. njers te panjohur qe pergjigja. hajd dalim n rrug dhe po ti shof I tregoj. genjente shqiptari.
    por gjyqi se hudhi dot posht kte pohim. hajde gjheje ti se genjen. megjithse duket haptaz qe genjen.
    kshtu dhe ky. osht pagu ligjshem dhe I ka investu paret ne bisnes te ligjshem!!!!

  2. Daniel says:

    MENYRA E TERHEQJES ASHTU MENJEHERE ,TREGON GJITHSHKA NE TE ZEZE. TI DUHET ME FAKTE E DEKUMENTA SE KU SHKUAN, KJO SHUME E MADHE, KU U IVESTUA SIÇ PRETENDON TI, DHE PSE JO NEPERMJET KANALEVE TE BANKES.

  3. Avokati says:

    Ky duhet arrestuar per evazion fiskal sepse per paret e terhequra duhet te kishte paguar tatim fitimin sepse ligji e parashikon nje gje te tille kur terhiqen paret nga subjekti juridik dhe perdoren jashte sistemit formal bankar.

  4. ./ says:

    I terhoqa me thas espes si skarfesi , po skarfesi rrezikonte jeten , kurse ky kishte fatin se kishte mik xenin dhe baban e tij , pra luante me takst tona, te rrofsha pallen, kush pergjigjet per kto abuzime vetem ai zot qe esht lart e di.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje