Ambasada amerikane: Sa lehtë mund të pajiseni me një vizë

19 Janar 2017, 16:51Sociale TEMA

Nuk është e nevojshme që për një vizë turistike në Shtetet e Bashkuara të dorëzoni pranë ambasadës një mal me dokumenta. Përmes një njoftimi në rrjetin social, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka sqaruar qytetarët se për të përfituar një vizë turistike ju duhet fleta e konfirmimit të DS-160 dhe pasaporta

“Të enjte të këndshme! Kam një këshillë me vlerë për ju këtë javë, siç do ta shikoni tek tregimi i mëposhtëm: unë nuk kam nevojë të shikoj dokumentet tuaja në intervistën për vizë turistike! Gjithçka më duhet nga ju është pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të DS-160. . . dhe kaq! Mos harxhoni kohë dhe para për të grumbulluar dokumente të cilat nuk do t’jua kërkoj. Përkundrazi, përdoreni atë kohë dhe paratë për të qerasur veten tuaj me një makiato dhe picë!”, thuhet në njoftimin e ambasadës

Më poshtë ju paraqesim hapat se si të aplikoni për vizë pune në SHBA.

Për të aplikuar për vizë jo-emigrimi (p.sh.: biznes, turist, vizitor, student, punë, etj.), ju lutemi të ndiqni hapat e mëposhtëm. Diplomatët, zyrtarët e qeverisë së Shqipërisë dhe zyrtarët ushtarakë, si dhe punonjësit e organizatave ndërkombëtare dhe të NATO-s që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara në emër të qeverisë së tyre për t’u angazhuar vetëm në aktivitete zyrtare për atë qeveri, duhet të klikojnë në lidhjet përkatëse për udhëzime specifike mbi procedurën e aplikimit.

Të gjithë të tjerët duhet të ndjekin këta hapa:

1. HAPI I PARË: Plotësoni Aplikimin Online
Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të plotësojë formularin e aplikimit për vizë jo-imigrimi DS-160 online. Gjatë aplikimit, ju do të ngarkoni edhe një fotografi digjitale që i përmbush standardet e Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore – në Anglisht”.
Pasi të keni plotësuar formularin DS-160, printoni fletën e konfirmimit që mban kodin e aplikimit tuaj. Ju duhet ta sillni këtë fletë konfirmimi kur ju të paraqiteni në Ambasadën Amerikane në Tiranë për intervistën tuaj për vizë.

E RËNDËSISHME: Potësoni të gjithë informacionin me saktësi në formularin DS-160. Nëse keni përdorur emër ose mbiemër tjetër për shkak të martesës apo për arsye të tjera, ju duhet të vendosni tek DS-160 të gjithë emrat dhe mbiemrat e mëparshëm. Nëse nuk vendosni informacionin e saktë, do të krijohen vonesa në shqyrtimin e aplikimit tuaj për vizë. Formulari duhet plotësuar në Anglisht; për ndihmë ju lutemi lexoni udhëzimet në Shqip (PDF 538 KB).

2. HAPI I DYTË: Paguani Tarifën e Vizës
Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të krijojë një llogari duke përdorur një nga mënyrat e mëposhtme për të paguar tarifën e vizës dhe për të caktuar takimin për vizë:
• Në internet: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv;
•Me telefonon në numrin: +355-044-500-037; ose 703-520-2498 nga SHBA;
•Me shërbimin Skype nën emrin usvisaalbania.

Pasi të keni krijuar një llogari, ndiqni udhëzimet dhe zgjdhni mënyrën e pagesës (PDF 181 KB) për tarifën e vizës jo-emigruese. Pasi të paguani tarifën ju duhet për të caktoni një takim siç jeni udhëzuar.

3. HAPI I TRETË: Rinovim i vizës me postë ose Caktimi i Takimit për Vizë
Nëse ju po rinovoni një vizë që ka skaduar brenda 48 muajve, dhe kjo vizë ishte lëshuar në Tiranë, si dhe ju po aplikoni për të njëjtën kategori vize për të cilën kishit aplikuar edhe në vizën e fundit, atëherë ju mund të mos paraqiteni në Ambasadë për intervistë. Hyni tek llogaria juaj tek https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv dhe përgjigjuni pyetjeve të rinovimit të vizës me postë për të parë nëse kualifikoheni. Këtu do të gjeni një shembull të pyetësorit (PDF 208 KB).
Nëse ju nuk kualifikoheni për rinovimin e vizës me postë, atëherë ju duhet të caktoni një takim për t’u paraqitur në Ambasadë. Ju mund të:
•Hyni tek llogaria juaj tek: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv;
•Me telefonon në numrin: +355-044-500-037; ose 703-520-2498 nga SHBA;
•Me shërbimin Skype nën emrin usvisaalbania.
Fëmijët nën 14 vjeç dhe të moshuarit mbi 79 vjeç nuk janë të detyruar të paraqiten për intervistë; pasi të kenë plotësuar hapin tre ata mund të dërgojnë aplikimin e tyre me postë.
Kërkesat për takimet të përshpejtuara për intervistë konsiderohen vetëm në rrethana të kufizuara, dhe mund të kërkohen vetëm pasi të keni plotësuar të gjitha hapat më lart.

4. HAPI i KATËRT: Përgatituni për Intervistën Tuaj
Ju duhet të sillni dokumentacionin e mëposhtëm a) në intervistën tuaj nëse do të intervistoheni personalisht, ose b) me postë nëse po rinovoni vizën me postë:
1.Pasaportën tuaj;
2.Fletën e konfirmimit të formularit DS-160 që përmban barkodin dhe fotografinë tuaj;
3.Një fotografi me përmasa 5×5 cm;
4.Fletën e takimit për intervistë që printuat nga https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv;
5.Ndonjë dokument shtesë ose tarifë shtesë që mund të kërkohen për llojin e vizës për të cilën po aplikoni.

Lutemi të paraqiteni në orarin e caktuar për takimin tuaj. Nuk është e nevojshme të mbërrini shumë herët: orari i takimit tuaj është orari kur ju do të lejoheni të hyni, ai nuk është orari kur ju do të intervistoheni. Pajisjet elektronike, ushqim, pije, si dhe çanta të mëdha nuk lejohen brenda në Ambasadë. Vetëm aplikantët që janë në listë për intervistë (dhe një prind nëse fëmij që po aplikon është minoren) do të lejohen të hyjnë. Palë të treta (duke përfshirë të afërm, miq, kolegë, punëdhënës, avokatë, etj.) nuk do të lejohen të hyjnë në Ambasadë.

Pas Intervistës Suaj
Në shumicën e rasteve ju do të merrni një vendim nga konsulli mbi aplikimin tuaj për vizë në përfundim të intervistës suaj. Ndonjëherë mund t’ju kërkojmë informacion shtesë dhe disa raste kërkojnë shqyrtim të mëtejshëm administrativ përpara se ne të mund të marrim një vendim.

Nëse aplikimi juaj është miratuar, ne do ju kthejmë pasaportën tuaj me vizë me anë të shërbimit postar DHL brenda rreth 10 ditëve punë. Ju nuk do të paguani për këtë shërbim. Ju nuk duhet të bëni plane përfundimtare derisa ju të keni marrë në dorëzim pasaportën tuaj me vizë.
Nëse aplikimi juaj për vizë është refuzuar, pasaporta juaj do ju kthehet mbrapsht në përfundim të intervistës suaj me një letër që shpjegon bazën ligjore të refuzimit tuaj.

8 komente në “Ambasada amerikane: Sa lehtë mund të pajiseni me një vizë”

  1. mirel drejtesia says:

    Ambasada amrikane paska liru doren per viza,ndersa njeriut qe ka jetuar ne Amerike rreth 16 vjet pa asnje shkelje ligjore,i edukuar…dhe qe ka mbaruar shkollen e larte dhe master ne Amerike pike te larte,nuk e pajisi me vize,ne thojza ke shkelur statusin qe duhet te kthehej mbasi mbaroj shkollen .Pa e pyetur personin se perse nuk u ktheve….sepse personi kishte arsye madhore….kishte kujdesin e dy prinderve te vjeter ne moshe dhe te semure.Ish Presidenti Barak Obama,disa here theksonte te mos i largojme studentet te mire nga Amerika….Dhe qendronte me shprese njeriu,ashtu dhe prinderit….nuk e besonin kurre. Tash keta fatkqe pleq qendrojne percdodite me lote ne sy te vetmuar per mos mundesine e te kujdesurit per vete……..si ekonomikisht,moralisht dhe mungesen e djalit per kujdesje…..

  2. sit... back..and relaks →→→ says:

    Nje mut te japin leter me shpjegime ligjore, te japin nje pergjigje qe thote qe nuk i ploteson kriteret dhe se cilat kritere jane keto es e pse nuk i ploteson nuk te jep njeri shpjegim. une do thoja qe pervec qe aplikantet mos harxhojne para per te mbledhur dokumente po ti shpenzojne per kafe e piza duhet qe mos te aplikojne fare e mos harxhojne as leke per tarifen e aplikimit. Kusha ka para, prona dhe pune te mire ka 75% shanse te marri vizen turistike, te tjeret qe shkojne me shpresen se meqe do jua mbulojne te afermit rrugen dhe qendrimin turistik ambasada do i pajisi me vize as mos mundohen fare se vetem sa do paguajne rrogat e punonjesve te ambasades me tarifat e aplikimit qe do paguajne. Me kollaj te bie llotaria amerikane sesa te marresh vize ne ambasade.

  3. parukierja says:

    edhe te ma falin fshij bythen (e maces se komshiut)

  4. Mona says:

    S’ka te kjo me vizat. Keta jane ata qe ka fituar llotarine. Keq me degju kshu lajmesh. Po te ishin kaq lirshem vizat sot kishte me qene nje rradhe e gjate nga rruga e Elbasanit deri ne Vore.

  5. E keqja nuk harrohet kurre...... says:

    Shyqyr qe ika nga ai vend dhe jam sistemuar ne Evrope. Faleminderit o ZOT i madh. Ti mbaj mend vuajtjet e viteve me te bukura te jetes ne Amerike duke punuar me cerek rroge pasi nuk i isha i kompletuar me letrat. Shqiptaret me letrat duke filluar nga njerzit e mi e me radhe u dukej vetja se kishin arrit ke Zoti. Te gjithe mendonin si ta venin shkelmin ne fyt qe mos te merrje as fryme dot. FLM edhe njihere o ZOT i plotfuqishem.

  6. kinezi Lu, pa pune dhe shtepi. says:

    Vazhdon mashtrimi i rradhes i Ambasades apo i Kosullate Amerikane, ekane filluar me hov per te mbushur arken e tyre nga qytetaret hallexhinj te Shqiperise.
    Ambasada apo Konsullata punojne apo kane aktivitet me vetfinancim i cili eshte shpikur nga Josif Broz Tito.
    Eshte fillim viti dhe duan te sigurojne para (u paska ngelur arka bosh) per personelin ku me nje pic vendi si Shqiperia numeron dhjetra nepunes, roje e punonjes te tjere.
    Ne te shumten e rasteve pergjigja mohuese e vizes jo me leter spjeguese asnjehere eshte nje standart i rendomte qe: Nuk ke lidhje te forta me Shqiperine, a thua se qytetaret shqiptare e kane origjinen nga Meksika qe kane mbushur me klandestine te paligjshem kete shtet dhe i kane aty peshqesh.
    Na japin shembuj qe te kursejme per te “ngrene” pica apo pire nje makiato, se pagesen per dashin me kembore e duan per vete keta te Ambasades…. turp. Keta te bejn qe te pish nje liter Wisky apo raki njeheresh pa nderprerje se per ndryshe ta heqin trurin……

  7. xhemi says:

    E kujt po i plas me shkel ne Ameriken tuaj?!
    Me m’a dhene vizen e bileten gati, nuk e mor mundimin me shkel n’ate vend!!!!

  8. Florent says:

    Une jam florent shala dhe kam nevoj per ki viz amerikane dus ni jet me te mir ne amerik se ne kosov nuk pun nuk msim Ju lutem qe te me ndihmoni ja numrin tim +38349840494

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje