Vjedhja e 150 mln lekëve, reagon Tirana Bank

24 Janar 2017, 15:26Kronika TEMA

Mbrëmjen e djeshme emisioni “Stop” transmetoi një kronikë ku flitej për vjedhjen e 150 mln lekëve nga drejtori i degës së Tirana Bank, ndaj një qytetari.

Banka ka reaguar sot lidhur me ngjarjen.

“Referuar rastit të djeshëm të prezantuar në emisionin investigativ “Stop” në TV Klan, në lidhje me çështjen e Z. Altin Baruti, Tirana Bank dëshiron të bëjë më dije për opinionin publik qëndrimin e saj: Tirana Bank menjëherë sapo mori dijeni (në muajin Tetor 2015) në lidhje me pretendimet e Z. Baruti, ndërmori të gjitha hapat e nevojshme për investigimin e brëndshëm të rastit në fjalë.

Pasi u shqyrtuan të gjitha transaksionet e kryera nga ky klient, Tirana Bank gjykoi se cështja duhet t’i drejtohet Prokurorisë.

Në datë 7 Dhjetor 2015, Tirana Bank ka kryer kallëzim penal në Prokurori për ish-drejtorin e filialit Lezhë, Z. Altin Jaku, me qëllim zbardhjen e të gjithë veprimeve të kryera prej tij në shkelje të ligjit, si dhe të mundësisë së kryerjes së këtyre veprimeve në bashkëpunim me z. Baruti.

Dëshirojmë të theksojmë se, me iniciativë të Tirana Bank, çështja është për shqyrtim në Prokurorinë e Lezhës që prej vitit 2015.

Tirana Bank në të gjitha kontaktet që ka patur me Z. Baruti nuk ka mohuar asnjëherë gatishmërinë e saj përkundrejt këtij klienti, por mbetemi në pritje të përfundimit të hetimeve nga ana e institucionit të Prokurorisë.

Tirana Bank dëshiron të sigurojë edhe njëherë të gjithë klientët se, përgjatë gjithë historikut të saj 20 vjeçar, është treguar gjithmonë korrekte dhe profesionale në përmbushjen e detyrimeve të saj kundrejt tyre, në përputhje më të gjitha kërkesat ligjore dhe rregullative të sistemit tonë bankar”, thuhet në reagim.

19 komente në “Vjedhja e 150 mln lekëve, reagon Tirana Bank”

  1. posikur says:

    Dmth, me shqip fare, po t’u zhduken leket nga llogaria jote bankare me Tirana Bank, na vjen keq ne nuk kemi asnje pergjegjesi. Hajde tani, sillini kursimet dhe djersen tuaj sepse prokuroria do t’ju ndihmoje sapo t’ju zhduken, mos kini asnje merak.

    1. emigranti says:

      banke shum e qelbur.. Të gjitha bankat jan vetëm për të vjedhur por TB është shum më e qelbur nga të tjerat janë mishërimi më i suksesshëm i mafias grekoshqiptare..por faji më i madh është i qeverrisë që lejon këtë bankë të vjedhi dhe shantazhoj klientët nëpërmjet zyrës së përmbarimit apo nëpërmjet aplikimeve aspak të favorshme në dëm të klientit

  2. alban says:

    Tirana bank ose banka e pireut eshte nje nderthurje ordinere mafiozesh
    shqipftaret nuk duhet te shkelin praguun e kësaj banke sepse do të gjenden në kurthe të rrezikshme

  3. l.çela says:

    banka më e fëlliqur në shhqipëri dhe me personel të papërgjegjshëm

  4. toni says:

    klienti paska 2 vjet qe sorollatet per leket e veta dhe banka na u shfajesoka? skandal. klientit duhet ti kthehen parate menjehere dhe nuk ka pune as me gjyqe as me drejtore bankash me gjyqet le te vazhdoje banka per ineresat e veta. mjere ne ku i cojme kursimet ne goje te ujqerve……

  5. Pezaku says:

    MOR PO LERINI DENGLAT ME PROKURORI E TERCI E VERÇI DHE KTHEJINI PARET ATIJ DITEZIU SE U BEN DY VITE QE I JANE ZHDUKUR.

  6. mario says:

    Ky sekti i rilindasve te mesojne sesi behet shteti. Dhe jane kaq krenare, qe dhe ta shpjegojne sesi vjedhin pa ja u bere syri ter, si ky rilindasi i vogel qe gjynaf sepse sepse i prishen karieren te shkretit sepse do behej deputet ne keto zgjedhje dhe ku i dihet shancet i kishte per minister se ja kishte mare doren puneve. Ky sikurse dhe beqja e pranon qe ka vjedh dhe jane te sinqerte ndaj dhe karri eren e kishite te sigurt.

  7. .......!!!!!? says:

    Terhiqni te ardhurat tuaja or popull pa qene vone,dhe te shporren pronaret greke njehere e mire nga shqiperia bashke me zuzaret e tyre shqiptare,,

  8. Polici says:

    Ky burri qe pretendon se I kane humbur leket i ka dhene leket me interes drejtorit te bsnkes I cili per te garantuar kthimin I la leshuar nje deftese te falsifikuar. Kete po heton Prokuroria. Ky zoteria ka autorizuar vete transfer tat.

  9. Lpl. says:

    Mire mor mire po parate kush ja jep klientit .Ky eshte kurthi hell ne gjyqe i kane thene drejtorin e filjalit Lezhe , ate e heqin nga puna dhe gjyqi vazhdon me ate si individ dhe banka si institucjon del e lare , hajde merre vesh se si te vjellin ne Shqiperi cdo dite del nje shpikje e re .Ai duhet te helli banken ne gjyq dhe jo drejtorin dhe prokuroria duhet ta ndjeki kete qeshtje dhe ti kthejne parat zoterise ajo si banke , kurse drejtorin ta helli ne gjyq banka keshtu zgjidhet qeshtja dhe mos te sorollatet kot zoteria se shteti ka pergjegjesi ketu .Une thashe se cfare po shpjegon banka ne kete rast ?shpjegoj ate qe parat ai si merr me se parate i mori drejtori , kurse ne jemi banke serjoze dhe bini para ju te tjeret .Prokuriria duhet ti bllokoje parate dhe tja kthejne me urdher gjykate se kjo nuk eshte shume e vogel qe te nenvleresohet , eshte vjellje e paster.

    1. PO.PO says:

      Ore Lpl , nuk e di ne se je shqiptar apo jo , qe nuk di mire as alfabetin e gjuhes sone . Si pa gje te keq ,ne vend te shkronhjes “dh” , ti perdor
      sjkronjen “LL” !
      Kam verejtur komente negative religjioze nga ana jote , por…kjo te perket ty , kurse gjuha qe perdorim , eshte e shqiptareve !

    2. Mandi says:

      Hell eshte fjale anglisht per ferrin. Shqipja ska hell per kuptimin qe e perdor zotrote. Sqeke gjekundi me dhe-ne. Ropt qe nuk dine me shkrujt shqip duhet te pengohen te postojne komente.

  10. ardit says:

    Terhiqini lekt nga kjo banke mafioze. une te dorezoj leket dhe te gjidhkam problemin me drejtorin hajdut?Mos o zot. Ku eshte pergjegjsia e ketij institucioni Bankar?

  11. durrsaku says:

    ahahha..po drejtorin kush e zgjodhi moj Tirana bank leshit?!ku ke pa ti qe klienti te sorollatet per leket e tija ne prokurori kur kursimet ja vollet ju vete…sepse punonjesit i zgjidhni ju….hiqni me vrap leket nga kjo bank leshi sepse kjo qeka si SUDJA…!Ne prokurori te shkoni ju te bankes ndaj punjesit tuaj,kurse klientit ti kerkohet falje dhe te demshperblehet…o bank leshi….

  12. uk says:

    Bankat Greke shum te rrezikshme! J Tirana bank, Alfa bank etj.

  13. elbasani says:

    tirana bank eshte me e mira ne sherbim te popullit
    vjedhje ka dhe ne amerike
    ku dine katunaret ca eshte dollari po e ngaterrojne me .arin

    1. Atdhetari says:

      Idiot ne Amerike ti kompenson banka menjehere brenda 24 oreve leket se ndryshe i hedh ne gjyq merr miliona.Trap

  14. Mandi says:

    BKT is the best. Fuuuuck the rest.

  15. Roy says:

    Une kam nje rast me Tirana bank ne durres, kur nje klient i imi me ben kalim gondesh ne llogarine e firmes dhe ai i terheq te njejten shume pa dijenin time.
    Mu tha ju lutem
    Mbani qetesi se do e siatemojme veprimin se ishte nje lapsus.
    BANKE E NDYRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje