FOTOT/ 100 viktima në 6 ditë, “Espirito Santo” është kthyer në ferr

10 Shkurt 2017, 14:20Bota TEMA
FOTOT/ 100 viktima në 6 ditë, “Espirito Santo”

Më shumë se 100 persona janë vrarë në shtetin brazilian të Espirito Santo-s brenda gjashtë ditësh, ndërsa policia është futur në grevë urie për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të këqija të punës.

Qeveria federale dërgoi ushtrinë në këtë zonë, në përpjekje për të vënë situatën në kontroll

Rreth 1200 forca ishin në terren, ndërkohë që atyre i janë bashkuar përforcime, mjete të blinduara dhe mjete ajrore.

Shumica e ngjarjeve kaotike kanë ndodhur në kryeqytetin Viktoria, i cili dallohet për plazhet e bukura, minierat dhe rezervat e naftës.

Sipas policisë, mesatarisht vidhen 200 makina në ditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje